15. SESIONI I AP TË OSBE-së, SHKUP, REPUBLIKA E MAQEDONISË

E premte, 30 shtator 2016

Fjalimi i znj. Renata Deskoska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shefe e delegacionit në AP të OSBE-së në hapjen e Sesionit të vjeshtës të AP të OSBE-së

Kam nder të veçantë t'ju dëshiroj mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë, me rastin e Sesionit të vjeshtës në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2016. Ky është eveniment i parë i AP të OSBE-së që e organizon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu edhe evenimenti më i madh parlamentar ndërkombëtar që është organizuar deri më tani në vendin tonë.

E martë, 27 shtator 2016

Sesioni i vjeshtës i AP OSBE - evenimenti më i madh ndërkombëtar e organizuar në Maqedoni 

Në vigjilje të Sesionit të 15-të të vjeshtës të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, e cila do të mbahet nga 29 shtator deri më 2 tetor në Shkup, në hotelin "Holidej In", nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shefe e Delegacionit në Asamblenë parlamentare të OSBE-së, znj. Renata Deskoska mbajti konferencë shtypi. Bëhet fjalë për evenimentin më të madh parlamentar ndërkombëtar të organizuar në historinë e Republikës së Maqedonisë, me pjesëmarrje të delegacioneve nga 51 vende pjesëmarrëse në OSBE, 370 pjesëmarrës të paraqitur, nga të cilat 220 deputetë. 

2016 SESIONI VJESHTOR, SHKUP, REPUBLIKA E MAQEDONISË

Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP e OSBE-së e përfaqëson dimensionin parlamentar të OSBE-së. Është e përbërë prej 323 anëtarsh nga parlamentet e 57 vendeve anëtare të OSBE-së, duke mbuluar hapësirë gjeografike nga Vankuveri deri në Vlladivostok. Ajo është organizata e vetme parlamentare në strukturat e OSBE-së, dhe kryen rolin e lidhjes së domosdoshme ndërmjet pjesës administrative të OSBE-së dhe përfaqësuesve që janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.