Delegacione



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KOMITETIN PARLAMENTAR  PËR STABILIZIM DHE ASOCIIM (KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR I UE-REPUBLIKA E MAQEDONISË)

Qëllimet dhe detyrat
Rregullore

Mbledhjet paraprake (1995 -2004)
Mbledhja e parë (30 dhe 31 mars  2005, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e dytë ( 5 dhe 6 dhjetor 2005, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e tretë ( 29 dhe 30 janar 2007, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e katërt ( 26 dhe 27 nëntor 2007, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e pesë (27 dhe 28 nëntor 2008, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e gjashtë (31 mars 2009 Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)

Aktivitete të tjera

Komiteti parlamenti i përzier - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian (UE) është formuar në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian nga 10 marsi 2004, si dhe vendimit të Kuvendit të Maqedonisë nga 7 dhjetori 2004 për formimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim dhe në bazë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114). Formimi i Komitetit të përzier parlamentar (KPP) është reflektim i fuqishëm i përcaktimit të vendit tonë për anëtarësim me të drejtë të plotë në UE, si dhe në përpjekjet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që nëpërmjet dialogut parlamentar, të kontribuojë në procesin për eurointegrim dhe arritje të standardeve evropiane. Në esencë, KPP paraqet forum ku anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian do të shkëmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Komiteti, si trup bilateral me të cilin  Republika e Maqedonisë veçohet nga vendet të tjera të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje në nivel më të lart të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi themelor i KPP është shqyrtimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE, veçanërisht të implementimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Me propozim të Byrosë së Komitetit parlamentar të përzier mund t’i jepen rekomandime Parlamentit Evropian, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Këshillit të Unionit Evropian dhe Komisionit Evropian. KPP takohet dy herë në vit – një herë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe një herë në Parlamentin Evropian. Mbledhjet e Komitetit parlamentar të përzier përfundojnë me miratimin e deklaratës përfundimtare e cila në të vërtet është dokument në të cilin janë përfshira qëndrimet e përbashkëta për çështjet e caktuara aktuale.

Shef i delegacionit: ALEKSANDAR SPASENOVSKI
          
           Nënkryetar: IVAN ATANASOVSKI
                               TEUTA ARIFI
                   
                Anëtarë: SILVANA BONEVA
                                FIJAT CANOSKI
                                VLLADANKA AVIROVIQ
                                VELE MITANOSKI
                                VALENTINA BOZHINOVSKA
                                ELMAZE SELMANI
                                GARIP KABA
                                IGOR IVANOVSKI
                                ANDREJ ZHERNOVSKI
                                NEXHDET MUSTAFA
                                BLERIM BEXHETI

Zëvendës-anëtarë: ANITA KËRSTESKA KIPARIZOVSKA
                                LILJANA POPOVSKA
                                NADICA TULIEVA TANÇEVA
                                ZORAN VITANOV
                                ANETA  STEFANOVSKA
                                DANIELL DONÇEV
                                RUZHDI MATOSHI
                                FLORA KADRIU
                                TALE GERAMITÇIOVSKI
                                MERI GJORGJIEVSKA MLLADENOVSA
                                ZYMRETE JAKUPI
                                AJSHE SELMANI

Click