Delegacione



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS KONTRAKTUESE TË ATLANTIKUT TË VERIUT

 

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Kontraktuese të Atlantikut të Veriut përbëhet nga shefi dhe dy anëtarë.

 

Shef i delegacionit:  Talat Xhaferi

                  Anëtarë:   Ilija Kitanoski
                                     Vllado Buçkovski

Zëvendës-anëtarë:  Pavle Trajanov
                                      Xhemail Jashari
                                      Besim Dogani

Asambleja Parlamentare e NATO-s është organizatë interparlamentare e deputetëve nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-s dhe 17 anëtareve asociative të saj. Asambleja paraqet forum kritik për dialog ndërkombëtar të deputeteve nga Evropa dhe Amerika Veriore që  së bashku diskutojnë për tema me interes dhe rëndësi të përbashkët. Asambleja është tërësisht e pavarur nga NATO, por është lidhje ndërmjet parlamenteve nacionale të vendeve anëtare dhe NATO-s dhe kontribuon në përforcimin e mirëkuptimit të përbashkët në aleancë. Kryesisht Asambleja vazhdimisht kontrollon nëse vendimet e marra në nivel ndërshtetëror në kuadër të NATO-s, kanë mbështetje politike nga parlamentet e vendeve anëtare të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Detyrë themelore e Asamblesë është që t’i tejkalojë interesat nacionale dhe të përpiqet që nëpërmjet diskutimeve dhe seminareve për çështje të sigurisë të arrijë konsenzus ndërmjet vendeve. Për këtë element kryesor në punën e Asamblesë është të këmbejë informata dhe të ndikojë në qëndrimet dhe interesat nacionale. Gjithashtu, Asambleja është forum në të cilin çështje të caktuara aktuale të NATO-s testohen dhe vlerësohen. Në këtë kontekst, Kuvendi në mënyrë të tërthortë luan rol të rëndësishëm në formimin e mendimeve politike. Rekomandimet dhe rezolutat e Asamblesë u dorëzohen qeverive dhe parlamenteve nacionale, si dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe organizatave të tjera relevante. Në bazë të debatit në Këshillin e Përhershëm të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i NATO-s përgatit përgjigje të rekomandimeve dhe rezolutave të Asamblesë.
Qëllimet e AP të NATO-s shkurtimisht mund të formulohen si:

  • të inkurajohet dialogu ndërmjet parlamentarëve për çështjet e rëndësishme të sigurimit;
  • të tërhiqet vëmendja parlamentare për çështjet qendrore të sigurimit, për politikën e aleancës dhe mirëkuptim më i madh për të;
  • të barten qëndrimet parlamentare kolektive të krijuara në KP të NATO-s, në NATO dhe në vendet anëtare të saj;
  • të zhvillohet mirëkuptim për politikën e NATO-s dhe të promovohet niveli më i lartë i përgjegjësisë kolektive;
  • të përforcohen marrëdhëniet transatlantike;
  • të promovohet zhvillimi i demokracisë parlamentare në rajonin e Atlantikut të Veriut me integrimin e parlamentarëve të vendeve të cilat nuk janë anëtare në punën e AP të NATO-s;
  • t’u ndihmohet parlamenteve të cilat në mënyrë aktive kërkojnë anëtarësim në NATO;
  • të rritet bashkëpunimi me vendet të cilat më tepër janë të interesuara për bashkëpunim se sa për anëtarësim në NATO;
  • të ndihmohet zhvillimi i mekanizmave dhe praktikave parlamentare të cilat janë të domosdoshme për kontrollimin efikas, demokratik të forcave ushtarake;

AP i NATO-s takohet që dy herë në vit në seanca plenare-në takimin pranveror i cili zgjat tri ditë dhe takimin vjeshtor i cili zgjat pesë ditë. Këto takime organizohen në vendet anëtare të NATO-s me ftesë të parlamenteve nacionale.

Organ kryesor i Asamblesë është Komiteti i Përhershëm i cili përbëhet nga liderët e Asamblesë dhe shefat e delegacioneve nacionale. Aktivitetet e përditshme të Asamblesë zbatohen nëpërmjet pesë komisioneve edhe atë Komisionit Politik, Komisonit për mbrojtje dhe siguri, Komisionit për ekonomi dhe siguri, Komisionit për shkencë dhe teknologji dhe Komisionit për dimension civil të mbrojtjes, së bashku me një numër të madh të nënkomiteteve. Me kërkesën e deputetëve formohen ad-hoc komisionet dhe grupet punuese. Komisionet mbajnë mbledhje të rregullta dhe organizojnë vizita studiuese. Pastaj në seancat plenare të Asamblesë çdo komision paraqet raporte me shkrim për temat të cilat i ka studiuar dhe të njëjtat i arsyeton me gojë.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për herë të parë mori pjesë në punën e AP të NATO-s në vitin 1994, si mbikëqyrës i seancës së 41-të, që u mbajt në Paris, Francë. Në seancën e njëjtë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë iu nda statusi i delegacionit asociativ.

 

 

Click