DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbëhet nga shefi i delegacionit,  dy anëtarëve dhe tre zëvendës-anëtarëve të delegacionit. Anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e akredituar të Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës i jep Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më së voni shtatë ditë para fillimit të mbledhjes së rregullt vjetore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

Shef i delegacionitALEKSANDAR NIKOLOSKI
           
                   Anëtarë:  ERMIRA MEHMETI
                                     IGOR IVANOVSKI

Zëvendës-anëtarëZORAN PETRESKI
                                     ANDREJ ZHERNOVSKI
                                     FLORA KADRIU


Këshilli i Evropës është organizatë ndërqeveritare e formuar më 5 maj 1949 nga 10 shtete, ndërsa sot ka 47 anëtarë. Qëllimit themelore të Këshillit të Evropës janë:

  • mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia pluraliste, mbisundimi i të drejtës;
  • përparimi i vetëdijes dhe inkurajimi i zhvillimit të identitetit kulturor të Evropës dhe llojllojshmëria;
  •  kërkimi i zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane (ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e mjedisit njerëzor, klonimi, sida, drogat dhe narkomania, krimi i organizuar dhe të ngjashme) dhe
  • ndihma në konsolidimin e stabilitetit demokratik në Evropë nëpërmjet ndryshimeve politike, legjislative dhe kushtetuese.

Kuvendi Parlamentar i Këshillit të Evropës është forum parlamentar i Këshillit të Evropës, ku debatohen problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane dhe ka funksion këshilldhënës në marrëdhënie me Komitetin e Ministrave. Ai është Kuvendi më i vjetër parlamentar i krijuar në tokat evropiane. Aktiviteti është i fokusuar në çështjet rrjedhëse politike me rëndësi duke i kyçur problemet e shoqërisë moderne dhe aspektet politike ndërkombëtare. Me qëllim të dominimit të interesave evropiane e jo nacionale, Kuvendi ka pesë grupe politike: Grupi i partive popullore evropiane, Grupi socialist, Grupi demokratik i Evropës, Aleanca e liberalëve dhe demokratëve dhe Grupi i së majtës së bashkuar evropiane.

Zakonisht anëtarët grupohen në këto grupe partiake sipas përkatësisë së tyre partiake në vendet e veta, por disa anëtarë zgjedhin të mos jenë anëtarë të asnjë grupi politik. Kuvendi debaton katër herë në vit (janar, prill, qershor dhe shtator), në seanca publike të cilat zgjasin një javë pune, ndërsa zakonisht mban edhe një mini seancë pranverore në ndonjë nga vendet-anëtare.


 



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE NË ORGANIZATËN PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË


Delegacioni i Asamblesë Parlamentare në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë përbëhet prej shefit të delegacionit dhe dy anëtarëve

 

Shef i delegacionit:  ANDREJ PETROV

                    Anëtarë:  VLLADIMIR GJORÇEV
                                       HISEN XHEMAILI

Zëvendës-anëtarë:  VASKO SHUTAROV
                                      CVETKO GROZDANOV
                                      DAUT REXHEPI

Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP dhe OSBE) është formuar në vitin 1991, me propozim për formimin nga Urdhëresa e Parisit për Evropë të re nga viti 1990. Detyra themelore e Asamblesë Parlamentare është që ta lehtësojë dialogun ndërpalamentar ndërmjet vendeve anëtare të OSBE dhe ta vlersojë implementimin e qëllimeve të OSBE-së. Në suaza të Asamblesë Parlamentare funksionojnë tri komitete të përgjithshme: Komiteti për demokraci, të drejtat e njeriut, çështjet humanitare, Komiteti për çështje ekonomike, teknologji dhe mjedis jetësor, si dhe Komiteti për çështje politike dhe të sigurisë. Anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE-së rregullisht marrin pjesë në punën e sesioneve të Asamblesë Parlamentare, Komitetit të Përhershëm, si dhe në mbledhjet e tjera të organizuara nga AP të OSBE-së.



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UNIONIN INTERPARLAMENTAR

 

Delegacionin në Unionin Interparlamentar përbëhet nga kryetari i Kuvendit, i cili është shef i Delegacionit dhe pesë anëtarëve. Delegacioni përbëhet nga deputetë t; gjinive të ndryshme.

 

Shef i delegacionit:  TRAJKO VELJANOVSKI 
     
                   Anëtarë:  SILVANA BONEVA
                                     TAHIR HANI
                                     JANI  MAKRADULI
                                     IMER ALIU
                                     GORAN MISOVSKI
                                     FLORA KADRIU

Unioni Interparlamentar (UNP), i themeluar në vitin 1889 është organizatë politike multilaterale më e vjetër në të cilën janë të anëtarësuar 154 parlamente nacionale dhe tetë kuvende parlamentare ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë ka statusin e mbikëqyrësit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Si pikë qendrore për dialog parlamentar botëror, Unioni Interparlamentar punon për paqe dhe bashkëpunim ndërmjet popujve dhe për vendosjen e fortë të institucioneve përfaqësuese.

Për këtë qëllim UNP nxit kontakte, koordinim dhe këmbim të mendimeve ndërmjet parlamenteve dhe anëtarëve të parlamenteve të të gjitha vendeve, shqyrton çështje me interes ndërkombëtar dhe i paraqet qëndrimet e veta për ato çështje me qëllim të nxitjes së aktiviteteve nga ana e parlamenteve dhe anëtarëve të tyre, kontribuon në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut, respektimi i të cilave është faktor thelbësor i demokracisë parlamentare dhe siguron njohje më të mirë të punës së institucioneve përfaqësuese dhe përforcimit e zhvillimit të mjeteve për aksion.

Unioni Interparlamentar paraqet burim të drejtpërdrejtë të informatave për ngjarjet dhe tendencat më të rëndësishme që zhvillohen në planin ndërkombëtar global, ndërsa veçanërisht aktivitetet kyç të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara të saj. Ajo bashkëpunon edhe me organizata interparlamentare rajonale, si dhe me organizata ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare të cilat janë të motivuara nga idealet e njëjta. Në këtë drejtim, UNP këmbëngul që të sigurohet pjesëmarrje sa më aktive e pjesëtarëve të parlamenteve në politikën ndërkombëtare. UNP ndërmerr edhe aktivitete për ratifikimin e instrumenteve juridike ndërkombëtare më të rëndësishme.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është anëtar i Unionit interparlamentar që nga viti 1994. Me vendimin për themelimin e delegacioneve, grupeve parlamentare dhe formave të tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 85/2002) themelohet Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UNP, i cili përbëhet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pesë anëtarëve.



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS KONTRAKTUESE TË ATLANTIKUT TË VERIUT

 

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Kontraktuese të Atlantikut të Veriut përbëhet nga shefi dhe dy anëtarë.

 

Shef i delegacionit:  Talat Xhaferi

                  Anëtarë:   Ilija Kitanoski
                                     Vllado Buçkovski

Zëvendës-anëtarë:  Pavle Trajanov
                                      Xhemail Jashari
                                      Besim Dogani

Asambleja Parlamentare e NATO-s është organizatë interparlamentare e deputetëve nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-s dhe 17 anëtareve asociative të saj. Asambleja paraqet forum kritik për dialog ndërkombëtar të deputeteve nga Evropa dhe Amerika Veriore që  së bashku diskutojnë për tema me interes dhe rëndësi të përbashkët. Asambleja është tërësisht e pavarur nga NATO, por është lidhje ndërmjet parlamenteve nacionale të vendeve anëtare dhe NATO-s dhe kontribuon në përforcimin e mirëkuptimit të përbashkët në aleancë. Kryesisht Asambleja vazhdimisht kontrollon nëse vendimet e marra në nivel ndërshtetëror në kuadër të NATO-s, kanë mbështetje politike nga parlamentet e vendeve anëtare të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Detyrë themelore e Asamblesë është që t’i tejkalojë interesat nacionale dhe të përpiqet që nëpërmjet diskutimeve dhe seminareve për çështje të sigurisë të arrijë konsenzus ndërmjet vendeve. Për këtë element kryesor në punën e Asamblesë është të këmbejë informata dhe të ndikojë në qëndrimet dhe interesat nacionale. Gjithashtu, Asambleja është forum në të cilin çështje të caktuara aktuale të NATO-s testohen dhe vlerësohen. Në këtë kontekst, Kuvendi në mënyrë të tërthortë luan rol të rëndësishëm në formimin e mendimeve politike. Rekomandimet dhe rezolutat e Asamblesë u dorëzohen qeverive dhe parlamenteve nacionale, si dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe organizatave të tjera relevante. Në bazë të debatit në Këshillin e Përhershëm të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i NATO-s përgatit përgjigje të rekomandimeve dhe rezolutave të Asamblesë.
Qëllimet e AP të NATO-s shkurtimisht mund të formulohen si:

  • të inkurajohet dialogu ndërmjet parlamentarëve për çështjet e rëndësishme të sigurimit;
  • të tërhiqet vëmendja parlamentare për çështjet qendrore të sigurimit, për politikën e aleancës dhe mirëkuptim më i madh për të;
  • të barten qëndrimet parlamentare kolektive të krijuara në KP të NATO-s, në NATO dhe në vendet anëtare të saj;
  • të zhvillohet mirëkuptim për politikën e NATO-s dhe të promovohet niveli më i lartë i përgjegjësisë kolektive;
  • të përforcohen marrëdhëniet transatlantike;
  • të promovohet zhvillimi i demokracisë parlamentare në rajonin e Atlantikut të Veriut me integrimin e parlamentarëve të vendeve të cilat nuk janë anëtare në punën e AP të NATO-s;
  • t’u ndihmohet parlamenteve të cilat në mënyrë aktive kërkojnë anëtarësim në NATO;
  • të rritet bashkëpunimi me vendet të cilat më tepër janë të interesuara për bashkëpunim se sa për anëtarësim në NATO;
  • të ndihmohet zhvillimi i mekanizmave dhe praktikave parlamentare të cilat janë të domosdoshme për kontrollimin efikas, demokratik të forcave ushtarake;

AP i NATO-s takohet që dy herë në vit në seanca plenare-në takimin pranveror i cili zgjat tri ditë dhe takimin vjeshtor i cili zgjat pesë ditë. Këto takime organizohen në vendet anëtare të NATO-s me ftesë të parlamenteve nacionale.

Organ kryesor i Asamblesë është Komiteti i Përhershëm i cili përbëhet nga liderët e Asamblesë dhe shefat e delegacioneve nacionale. Aktivitetet e përditshme të Asamblesë zbatohen nëpërmjet pesë komisioneve edhe atë Komisionit Politik, Komisonit për mbrojtje dhe siguri, Komisionit për ekonomi dhe siguri, Komisionit për shkencë dhe teknologji dhe Komisionit për dimension civil të mbrojtjes, së bashku me një numër të madh të nënkomiteteve. Me kërkesën e deputetëve formohen ad-hoc komisionet dhe grupet punuese. Komisionet mbajnë mbledhje të rregullta dhe organizojnë vizita studiuese. Pastaj në seancat plenare të Asamblesë çdo komision paraqet raporte me shkrim për temat të cilat i ka studiuar dhe të njëjtat i arsyeton me gojë.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për herë të parë mori pjesë në punën e AP të NATO-s në vitin 1994, si mbikëqyrës i seancës së 41-të, që u mbajt në Paris, Francë. Në seancën e njëjtë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë iu nda statusi i delegacionit asociativ.

 

 

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KOMITETIN PARLAMENTAR PËR STABILIZIM DHE ASOCIIM (KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR UE-REPUBLIKA E MAQEDONISË)

E-posta: jpc@sobranie.mk  

Qëllimet dhe detyrat
Rregullorja

Takimet e mëhershme (1995 – 2004)
Takimi i parë (30 dhe 31 mars 2005, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Takimi i dytë (5 dhe 6 dhjetor 2005, Bruksel, Mbretria e Belgjikës)
Takimi i tretë (29 dhe 30 janar 2007, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Takimi i katërt (26 dhe 27 nëntër 2007, Bruksel, Mbretria e Belgjikës)
Takimi i pesë (27 dhe 28 nëntër 2008, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Takimi i gjashtë (31 mars 2009 Bruksel, Mbretria e Belgjikës)

DEBAT PUBLIK "INTERNET MË TË SIGURT"

Risi

Aktivitete të tjera

                                  

Komiteti i përzier parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian (UE) është formuar në bazë të rezolutës së Parlamentit Evropian nga 10 marsi 2004, si dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga 7 dhjetor 2004 për formimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  në Komitetin e përzier parlamentar për stabilizim dhe asociim në bazë të marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114)

 Formimi i Komitetit të përzier parlamentar (KPP) është shprehje e përcaktimit të fuqishëm të vendit tonë për anëtarësim të plotfuqishëm në UE, si dhe të angazhimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që nëpërmjet dialogut parlamentar të kontribuojë në procesin e eurointegrimit dhe arritjes së standardeve evropiane.

 Në esencë, KPP paraqet forum ku anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Parlamentit Evropian do të këmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e  partneritetit të ndërsjellë. Komiteti, si trup bilateral me të cilin Republika e Maqedonisë veçohet nga vendet tjera të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje në nivel më të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian.

 Qëllimi kryesor i KPP është shqyrtimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE, veçanërisht implementimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Me propozimin e Byrosë së Komitetit të përzier parlamentar mund t’i jepen rekomandime Parlamentit Evropian, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Këshillit të UE dhe Komisionit Evropian.

 KPP takohet dy herë në vit - një herë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe një herë në Parlamentin Evropian.

 Seancat e Komitetit të përzier parlamentar përfundojnë me miratimin e deklaratës përfundimtare e cila, gjithashtu, në të vërtetë është dokument në të cilin përfshihen qëndrimet e përbashkëta për çështjet e caktuara aktuale

 Shef i delegacionit:  ALEKSANDAR SPASENOVSKI
          
            Nënkryetare:  RAFIZ ALITI
                                      SLLAVICA GËRKOVSKA

                     Anëtar:   SILVANA BONEVA
                                      ILIJA KITANOSKI
                                      VLLADANKA AVIROVIQ
                                      IVAN STOILKOVIQ
                                      ALLEKSANDAR NIKOLLOSKI
                                      LILJANA POPOVSKA
                                      TEUTA ARIFI
                                      SONJA MIRAKOVSKA
                                      TOME ÇINGOVSKI
                                      EMILIJAN STANKOVIQ 
                                      SADIJE ILJAZI

 Zëvendës-anëtarë:  MARIJA ANDONOVSKA 
                                       VLLADIMIR GJORÇEV
                                       HRISTINA RUNÇEVA
                                       VASKO SHUTAROV
                                       BORISLLAV STOJMENOV
                                       SAFET NEZIRI
                                       XHEVAT ADEMI
                                       GORAN SUGARESKI
                                       STANKA ANASTASOVA
                                       MARINELA TUSHEVA
                                       MERAL UZEIRI FERATI



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË DIMENSIONIN PARLAMENTAR TË INICIATIVËS SË EVROPËS QENDROR

 

Delegacioni  Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore përbëhet nga kryesuesi dhe dy anëtarët .

 

Kryesuesi i delegacionit:  PETAR POP ARSOV

                             Anëtarë:  JOVAN LLAZAREV
                                                Marjanço Nikollov


         Zëvendës-anëtarë :  MILE PAÇEMSKI
                                                FEMI JONUZI
                                                BESIM DOGANI


Iniciativa e Evropës Qendrore është organizatë rajonale në të cilën janë 17 vende anëtare: Anglia, Austria, Belo Rusia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi. Iniciativa është themeluar më vitin 1989 me emrin Kuadrogonala, nga ana e katër shteteve: Italia, Hungaria, Austria dhe RSF e Jugosllavisë.
Në vitin 1990 iniciativës iu bashkëngjit edhe Sllovakia, pas së cilës u bë Pentagonala.

 Pason Polonia më vitin 1991 dhe grupi u shndërrua në Heksagonala, kurse në vitin 1992 anëtare u bë Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, pas së cilës iniciativa e ndryshoi emrin në iniciativë të Evropës Qendrore.
Republika e Maqedonisë është anëtare e IQE nga viti 1993. Iniciativa e Evropës Qendrore u orientua kah: përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare, shpejtimi i procesit të integrimit evropian nëpërmjet përkrahjes së anëtarëve të zhvilluara dhe atyre që u nevojitet zhvillimi i shpejtë ekonomik, përforcimi i  aspekteve ekonomike, sociale, juridike dhe aspekteve të tjera të proceseve të tranzicionit dhe të ngjashme.

Dimensionin parlamentar të IEQ e përbëjnë Kuvendi Parlamentar, Komiteti Parlamentar dhe at-hoc komitetet e Kuvendit Parlamentar. Dy anëtarë të  Parlamentit nga çdo vend anëtar marrin pjesë në punën e Komitetit Parlamentar, që mbahet në pranverë, kurse në Kuvendin Parlamentar, që takohet gjatë vjeshtës, marrin pjesë delegacione të përbëra nga tre deri më shtatë anëtare. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përbëhet prej tre anëtarësh.



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË

 

Shef i delegacionit:  Aleksandar Nikollovski

                  Anëtarë:   Xhevat Ademi
                                     Meral Uzeiri Ferati
                                     Roza Topuzovska Karevska
                                     Andrej Petrov

Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë është organizatë ndërqeveritare e formuar më 20 mars 1970, nga 21 shtete dhe qeveri kulturore dhe teknike, nën emrin Agjencia për bashkëpunim (Agence de cooperation culturelle et technilue-ACCT), ndërsa në vitin1988 ajo riemërohet në Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (Organization internationale de la Frankophonie-OIF). Në këtë organizatë me seli në Paris, sot janë pjesëtare 56 shtete dhe qeveri dhe 14 shtete mbikëqyrëse.

Qëllimet kryesore të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë janë: promovimi i gjuhës frënge dhe dallimeve gjuhësore dhe kulturore, promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbështetja e arsimit, trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit, zhvillimit të bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe solidaritetit.
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është kuvend përfaqësues i Frankofonisë dhe kuvend i saj konsultues. Ajo është formuar në maj të vitit 1967 në seancë konstituive në Luksemburg me emrin “Asociacioni Ndërkombëtar i parlamentarëve të cilët e flasin gjuhën frënge”, ndërsa në korrik të vitit 1998 në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (Assamblee parlamentaire de la Francophonie-APF)>

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë paraqet vend për debate, propozime dhe këmbim mendimesh për të gjitha çështjet me interes të anëtarëve të vet. Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare të Frankofonisë Asambleja ndërmerr aksione në fushën e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimin e demokracisë, të cilat kanë për qëllim ta përforcojnë solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare dhe ta promovojnë demokracinë dhe mbisundimin e paqes, veçanërisht në bashkësitë frankofone. Asambleja Parlamentare e Frankofonisë jep kontribut të dukshëm në debatet për temat, siç janë: liria dhe të drejtat politike, parlamentet dhe komunikimi, hapësira ekonomike frankofone, arsimi, pengesat për difuzion të diturive në vendet frankofone, vendi i gjuhës frënge në organizatat ndërkombëtare etj.

Në kuadër të Dimensionit parlamentar të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë janë formuar edhe organet në vijim: Rrjeti i grave parlamentare, Rrjeti parlamentar për luftën kundër HIV/SIDËS, Parlamenti i frankofonëve të rinj etj. Në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë marrin pjesë 77 parlamente, Kuvende parlamentare ose Këshilla të vendeve, krahinave, rajoneve dhe organizatave ndërkombëtare. Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe Byroja e Seksionit dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë  janë themeluar në janar të vitit 2001.



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KUVENDIN E UNIONIT EVROPËS PERENDIMORE

 

 Kryesues I delegacionitALEKSANDAR NIKOLLOVSKI
                       
                            Anëtarët:  XHEVAT ADEMI
                                                JOVAN MANASIEVSKI

        Zëvendës anëtarët :  LILJANA POPOVSKA
                                                QENAN HASIPI
                                                SADIJE ILJAZI


Kuvendi i Unionit të Evropës Perëndimore – Kuvendi Evropian për mbrojtje dhe siguri (KUEP), me seli në Paris është themeluar në vitin 1954, kurse mbrojtjen inauguruese e mbajti më 5 korrik 1955. Kuvendi i shqyrtoi dhe përkrahu aktivitetet ndërkombëtare në nivel evropian në të gjitha sferat nga sigurimi dhe mbrojtja evropiane, duke përfshirë edhe bashkëpunim në armatosje. Transformimi i Unionit të Evropës Perëndimorë dhe ndërmarrja e funksioneve operative të pjesës qeveritare të BUE nga  ana e  Unionit Evropian, sollën deri te ndryshimi i pozitës dhe funksioneve të Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore. Kjo sot fokusohet në përcjelljen e politikës evropiane për mbrojtje dhe siguri (PEMS), duke vazhduar të bëjë mbikëqyrje mbi implementimin e përgjithshëm të obligimit për mbrojtje kolektive, të përcaktuara në nenin 5 të Marrëveshjes së ndryshuar të Brukselit, si dhe bashkëpunimin me NATO-n, të bazuar në nenin 4 të Marrëveshjes. Kuvendi, gjithashtu, i studion çështjet në lidhje me operacionet paqësore në Ballkan, Lindjen e Afërme dhe në Afrikë.

Në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore janë anëtarë rreth 400 deputetë nga parlamentet nacionale të 39 shteteve evropiane. Kuvendi mban dy mbledhje të rregullta vjetore në selinë e Kuvendit në Paris, kurse sipas nevojës mund të mbajnë edhe mbledhje të jashtëzakonshme në qytetet tjera. Në KUEP formohen gjashtë komisione të përhershme të cilat mbajnë disa mbledhje në vit. Kuvendi, gjithashtu organizon kolokuiume në të cilat marrin pjesë deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të qeverive, që debatojnë për çështje rrjedhëse të mbrojtjes dhe sigurisë.

Delegacioni i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm vazhdimisht në mbledhjet e Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore, duke filluar nga viti 1993. Në dhjetor të vitit 2003 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mori statusin “mysafir special”, kurse në shkurt 2006 me statusin “partnerë shoqërues asociativ” në KUEP. Me hyrjen në fuqi të Kartës dhe Rregullores së reviduar të Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore (qershor 2008), delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori statusin “partnerë” në KUEP.



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KUVENDIN PARLAMENTAR TË MESDHEUT

documente

Kryesues i delegacionit:  ILIJA DIMOVSKI

                            Anëtarë:  VASKO SHUTAROV
                                              SAFET NEZIRI


        Zëvendës-anëtarë:  VANÇO KOCEV
                                              RISTO PENOV
                                              MERAL UZEIRI FERATI

Kuvendi Parlamentar i Mesdheut është organizatë relativisht ndërkombëtare multilaterale relativisht e re dhe paraqet dimension parlamentar të Konferencës shumëvjeçare për bashkëpunim në Mesdhe, proces që funksiononte në kornizën e Unionit Interparlamentar, kurse si organizatë e pavarur ndërkombëtare multilaterale filloi të funksionojë nga shtatori i vitit 2006.
 Sesioni inagurues i Kuvendit Parlamentar u mbajt më 10 dhe 11 shtator 2006 në Aman, Mbretëria Hashemite e Jordanisë, kur më konsenzus u miratua Statuti  i kësaj organizate.

Vende anëtare Kuvendit Parlamentar të Mesdheut janë parlamentet e vendeve të bregut mesdhetar: Shqipëria, Algjeria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Qiproja, Egjipti, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Libani, Xhamahiria Arabe e Libisë, Malta, Monakoja, Maroku, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Spanja, Republika Arabe e Sirisë, Tunizia, Turqia dhe Palestina. Gjithashtu, anëtare të KP së Mesdheut janë parlamentet e Republikës së Maqedonisë, Jordanisë dhe Portugalisë, shtetet që nuk dalin në Mesdhe, por që ekonomikisht, politikisht dhe në aspektin strategjik janë të lidhura drejtpërdrejt me të.

Kuvendi  Parlamentar i Mesdheut mban mbledhje plenare, një herë në vit. Disa muaj para mbajtjes së mbledhjes vjetore, takohen tre komitetet e përhershme.
Kuvendi Parlamentar është formuar me qëllim që t’i kushtojë më shumë rëndësi diplomacisë parlamentare në regjionin mesdhetar, përkatësisht regjioni të fitojë forum të vetin parlamentar, si dhe përforcimin dhe përparimin e dialogut ndërmjet kulturave.

Click