Собрание на Република Северна Македонија



DELEGACIONI I SEKCIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është organizatë ndërqeveritare e formuar më 20 mars 1970, prej 21 shteteve dhe qeverive, nën emrin Agjencia për bashkëpunim kulturor dhe teknik (Agence de Cooperation Culturelle et Technique – ACCT), ndërsa në vitin 1998 ajo riemërohet në Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (Organization Internationale de la Francophonie – OIF) Në këtë organizatë me seli në Paris, sot janë të anëtarësuar 56 shtete dhe qeveri dhe 14 vende vëzhguese. 

Qëllimet themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë janë:  promovimi i gjuhës frënge dhe dallimi gjuhësor dhe kulturor, promovimi i paqes, demokracia dhe të drejtat e njeriut, mbështetja e arsimit, trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit, zhvillimi i bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe solidaritetit. 

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është asamble përfaqësuese e Frankofonisë dhe kuvend i saj konsultues. Ajo është formuar në maj të vitit 1967 në Kuvendin Konstitutiv në Luksemburg, me emrin “Asociacioni i parlamentarëve që e flasin gjuhën frënge” (AIPLF).  Në korrik të vitit 1989, AIPLF riemërohet në “Asambleja ndërkombëtare e parlamentarëve që e flasin gjuhën frënge”, ndërsa në korrik të vitit 1998 në Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (Assemblee Parlementaire de la Francophonie – APF). 

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë paraqet vend të debateve, propozimeve dhe shkëmbimit të mendimeve për të gjitha çështjet me interes për anëtarët e saj.  Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë ndërkombëtare të Frankofonisë Asambljea ndërmerr aksione në fushën e bashkëpunimit interparlamentar dhe zhvillimit të demokracisë, që kanë për qëllim ta përforcojnë solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare dhe ta promovojnë demokracinë dhe sundimin e së drejtës, posaçërisht në bashkësitë frankofone.  Asambleja Parlamentare e Frankofonisë jep kontribut të veçantë në debatet për tema, siç janë:  liria dhe të drejtat politike, parlamentet dhe komunikimi, hapësira ekonomike frankofone, arsimimi, arsimimi, pengesat për difuzion të njohurive në vendet frankofone, vendi i gjuhës frënge në organizatat ndërkombëtare dhe ngjashëm.

Në kornizat e dimensionit parlamentar të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë janë formuar edhe këto organe:  Rrjeti i grave deputete, Rrjeti parlamentar për luftë kundër HIV/SIDA-s, Parlamenti i frankofonëve të rinj dhe tjera.  Në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë janë anëtarë 77 parlamente, asamble parlamentare ose këshilla të vendeve, krahinave, rajoneve dhe organizata ndërkombëtare.  Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe Biroja e Seksionit dhe Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë janë themeluar në janar të vitit 2001.  

Shef i delegacionit: GJORGJI KOXHABASHIEV

    Anëtarë: XHEVAT ADEMI
                          SILVANA BONEVA 
                             GORDAN GEORGIEV 

 

 

Click