DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË MEDITERANIT (AP E MEDITERANIT)
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Mediteranit përbehet prej shefit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve të Delegacionit.
Shef i delegacionit: ILIJA DIMOVSKI
Anëtarë: HARALLAMPIE SHOKAROVSKI
EMILIJAN STANKOVIQ
Zëvendësanëtarë: NEXHATI JAKUPI
BEXHIHUDIN SHEHABI
BEKIM FAZLIU
Asambleja Parlamentare e Mediteranit është organizatë relativisht e re ndërkombëtare multilaterale dhe paraqet vazhdim të dimensionit parlamentar të Konferencës shumëvjeçare për bashkëpunim në Mediteran (CSCM), proces i cili funksiononte në kornizat e Unionit Interparlamentar (UIP), ndërsa si organizatë e pavarur ndërkombëtare multilaterale filloi të funksionojë që nga shtatori 2006. Sesioni inaugurues i Asamblesë Parlamentare të Mediteranit u mbajt më 10 dhe 11 shtator 2006 në Aman, Mbretëria Hashemite e Jordanit, kur me konsensus u miratua Statuti i kësaj organizate.
Vende anëtare të Asamblesë Parlamentare të Mediteranit janë parlamentet e vendeve të bregut të Mediteranit: Shqipëria, Algjeria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Qipro, Egjipti, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Libani, Xhamahiria Libiane-Arabe, Malta, Monako, Maroko, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Spanja, Republika Arabe e Sirisë, Tunizia, Turqia dhe Palestina. Gjithashtu, anëtare të AP të Mediteranit janë parlamentet e Republikës së Maqedonisë, Jordanit dhe Portugalisë, shtete të cilat nuk dalin në Mediteran, por të cilët ekonomikisht, politikisht dhe në mënyrë strategjike drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur me të.
Asambleja Parlamentare e Mediteranit mblidhet në seancë plenare, njëherë në vit. Disa muaj para mbajtjes së seancës vjetore, mblidhen tre komitetet e përhershëm.
Asambleja Parlamentare është vendosur me qëllim që t'i jepet rëndësi më të madhe diplomacisë parlamentare në rajonin e Mediteranit, përkatësisht rajoni të bëhet me forum personal parlamentar, si dhe përforcimit dhe avancimit të dialogut ndërmjet kulturave.