DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË (AP OSBE)
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë , përbëhet prej shefit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve të Delegacionit.
Shef i delegacionit: ANA PAVLLOVSKA – DANEVA
Anëtarë: VLLADIMIR GJORÇEV
BEKIM FAZLIU
Zëvendësanëtarë: DIMITAR STEVANANXHIJA
SAFET BISHEVAC
XHEVAT ADEMI
Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE) është formuar në vitin 1991, pas propozimit për formimin e saj me Kartën e Parisit për Evropë të Re që nga viti 1990. Detyra kryesore e Asamblesë Parlamentare është ta lehtësojë dialogun ndërparlamentar ndërmjet vendeve anëtare të OSBE-së dhe ta vlerësojë implementimin e qëllimeve të OSBE-së.
Në kornizat e Asamblesë Parlamentare funksionojnë tre Komitete të Përgjithshme: Komiteti për Demokraci, të Drejtat e Njeriut, Çështje Humanitare; Komiteti për Çështje Ekonomike, Teknologji dhe Mjedis Jetësor, si dhe Komiteti për Çështje Politike dhe Siguri. Anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE-së rregullisht marrin pjesë në punën e sesioneve të Asamblesë Parlamentare, të Komitetit të Përhershëm, si dhe në takimet tjera të organizuara nga AP e OSBE-së.