E hënë, 19 qershor 2017
Delegacioni i Kuvendit në Bruksel në Konferencën Interparlamentare
Në kornizat e Programit për mbështetjen e parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në organizimin e Parlamentit Evropian, më 19 dhe 20 qershor 2017 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, do të mbahet Konferencë Interparlamentare me temë: „Procesi ligjvënës i BE-së - prej iniciativës ligjvënëse deri në zbatim dhe mbikëqyrje".
Në Konferencën do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Betiane Kitev, znj. Shpresa Hadri, z. Ilija Dimovski dhe z. Afrim Gashi, deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Konferenca do të jetë në fokusin e procesit ligjvënës të BE-së, me theks të veçantë në rolin e komisioneve parlamentare si vegla për përforcimin e rolit mbikëqyrës të pushtetit ligjvënës përkundër pushtetit ekzekutiv.
Gjithashtu, do të shqyrtohen praktikat më të mira ligjvënëse të Parlamentit Evropian, me qëllim të gjejnë zbatimin e tyre në parlamentet nacionale.
Në konferencën e ardhshme interparlamentare pritet pjesëmarrja e eurodeputetëve dhe anëtarëve të komisioneve të ndryshme në kornizat e Parlamentit Evropian, si dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, me qëllim t'i ndajnë përvojat dhe parashikimet rajonale për sfidat e ardhshme në këtë fushë.