E hënë, 20 qershor 2016
Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e Rregullt të Verës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Në Sesionin e Rregullt të Verës të Asamblesë Parlamentare, që mbahet prej 20 deri më 24 qershor 2016 në Strasburg, Francë, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Aleksandar Nikolloski, shef i Delegacionit, znj. Renata Deskoska, anëtare dhe z. Imer Aliu, zëvendësanëtar.
Temat qendrore në Sesionin e Verës janë migrimet dhe kriza e refugjatëve në Evropë, përkatësisht emigrantët në rrezik në Greqi dhe funksionimi i institucioneve demokratike në Turqi.
Në mesin e pikave të tjera në rend dite janë raportet për transparencën e institucioneve evropiane, paraburgimin administrativ, kulturën dhe demokracinë, lidhjet arsimore dhe kulturore të bashkësive që jetojnë jashtë vendit, eksploatimin seksual të fëmijëve, femrat në forcat e armatosura - promovimi i barazisë dhe dhënia fund dhunës mbi bazën gjinore, imunitetin parlamentar të parlamentarëve në AP-në e KE-së.
Në Sesion, fjalime të tyre do të kenë: kryeministri i Greqisë, z. Aleksandar Cipras, ministrja e Punëve të Jashtme të Estonisë, znj. Marina Kaljurand, në cilësinë e kryesuesit me Komitetin e Ministrave, kryeministri i Estonisë, z. Tavi Roivas, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z. Torbjorn Jagland, por do të shqyrtohen edhe tema tjera aktuale.
Shefi i Delegacionit të Maqedonisë në AP-në e Këshillit të Evropës në këtë Sesion është ftuar si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të kryesojë në Sesionin e Pasdites më 22 qershor 2016, kur do të debatohet për paraburgimin administrativ, kulturën dhe demokracinë dhe lidhjet arsimore dhe kulturore të bashkësive që jetojnë jashtë vendit.