Njoftimet

E mërkurë, 25 nëntor 2015 

DELEGACIONI I KUVENDIT TË PARLAMENTIT RAJONAL NË JAHORINË, BOSNJË DHE HERCEGOVINË 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të të cilit janë:  Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe deputetët z.  Dragan Cuklev, z. Jamin Sinani dhe z. Gjorgji Koxhabashiev, më 26 dhe 27 nëntor 2015, do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale me temë: "Angazhimi në përforcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor - arritjet dhe perspektivat". 

Në kuadër të programit, është paraparë të hapet diskutim për Raportet e Komisionit Evropian për vitin 2015, për vendet-kandidate për anëtarësim në BE dhe për vendet kandidatë potencialë, për instrumentin për ndihmë paraaderuese (IPA 2) 2014-2020, mbikëqyrja parlamentare për Buxhetet, Agjendën e Berlinit dhe konkluzionet e Konferencës së Vjenës. 

Ky Komision është pjesë e aktiviteteve të Rrjetit parlamentar rajonal të Komisioneve për Financim dhe Buxhet, çështje ekonomike dhe integrime evropiane në organizim të Vestministër fondacionit për demokraci.  
Click