Kumtime

E mërkurë 7 dhjetor 2016

Ndarja e çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit" 

Më 8 dhjetor 2016 (e enjte), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit" do ta ndajë çmimin shtetëror "Shën  Kliment i Ohrit" për vitin 2016 për mirënjohje më të lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale me interes publik për Republikën e Maqedonisë. 

Çmimi shtetëror "Shën  Kliment i Ohrit", për realizimin në sferën e edukimit dhe arsimit, i ndahet: prof. dr. Marko Kitevski - folklorist; çmimi për realizim në sferën e kulturës dhe artit, i ndahet: prof. mr. Gordana Josifova - Nedellkovska, artit muzikor, prof. mr. Zharko Basheski, skulptor, Vesna Acevska-Stojçevska, poete dhe Liljana Mazova, kritik teatral dhe publicist. 

 
a

Na ndiqni në: