Aktivitete

E premte, 30 shtator 2016

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në hapjen e sesionit të vjeshtës në asamblenë parlamentare të OSBE

E nderuara znj. kryetare e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, 
Të nderuar kolegë deputetë,
Ekselenca juaj anëtarë të Korit diplomatik, 
Zonja dhe zotërinj, 
Të nderuar miq, 

Kam kënaqësi të madhe sot t'ju dëshiroj mirëseardhje në Shkup, kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë. Kanë kaluar njëzetepesë vite që kur është miratuar vendimi për formimin e OSBE-së, e deri në sesionin e sotëm të vjeshtës të Asamblesë parlamentare të OSBE-së.  Periudhë në të cilën Asambleja e OSBE-së me punën dhe angazhimin e saj u tregua si një prej shtyllave kryesore dhe si instrument i rëndësishëm në realizimin e parimeve themelore mbi të cilat është formuar OSBE-ja. Në këto 25 vite Asambleja parlamentare e vërtetoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet 57 shteteve anëtare. 
Republika e Maqedonisë është anëtare e plotfuqishme e OSBE-së, e me këtë edhe e Asamblesë parlamentare. Marrin pjesë aktive dhe në mënyrë konstruktive në punën e saj, para se gjithash në formimin e qëndrimeve dhe në miratimin e vendimeve dhe dokumenteve të ndryshme. 

Zonja dhe zotërinj, 

Republika e Maqedonisë e njeh mirë dhe besoj se edhe e vlerëson pozitivisht rolin dhe kontributin e madh të cilat i ka arritur OSBE-ja përmes të gjitha formave dhe trupave të saj organizative. Nuk dua të përkujtoj se çfarë ka ndodhur në rajon para 25 vitesh, dhe që këtu të gjithë në rajon mësuam se vetëm përmes dialogut dhe ndërtimit të mirëbesimit, vetëm përmes respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe realizimit të principeve të demokracisë parlamentare të të drejtës mund të sigurojmë stabilitet në shtetet tona. Në këtë mënyrë më së miri kontribuohet për stabilitetin e rajonit dhe njëkohësisht kjo është themeli mbi të cilin e zhvillojmë bashkëpunimin bilateral dhe multilateral. 

Republika e Maqedonisë, pikërisht për shkak të mosrespektimit të disa prej principeve të OSBE-së, por edhe të institucioneve tjera ndërkombëtare, e ka ndjerë mungesën e principit në kurriz zë saj si padrejtësi e madhe. Bile për shkak të mosrespektimit të principeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, megjithëse i përmbushëm të gjitha kushtet, ishim në një farë mënyre të bllokuar në realizimin e përcaktimit tonë për anëtarësim në NATO. E njëjta ndodh edhe me fillimin e negociatave me BE-në.  Megjithatë, besoj sinqerisht se tani më të vërtetë fillon procesi i dialogut, e me këtë edhe ndërtimi i mirëbesimit me çka do të tejkalohet ky problem të cilin që 25 vite e kemi me fqinjin tonë jugor. Njëkohësisht, dëshiroj të theksoj në veçanti se në lidhje me bashkëpunimin parlamentar, si në rajon, ashtu edhe më gjerë, gjithmonë e vendosim theksin mbi ruajtjen e paqes dhe tejkalimin e të gjitha atyre sfidave që mund ta rrezikojnë stabilitetin në rajon. 

Si në sesionet e kaluara të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, ashtu edhe në këtë sesion i cili fillon sot, tema diskutimi janë gjendjet aktuale. "Përforcimi i masave për ndërtimin e mirëbesimit dhe menaxhimi i mirë në rajonin e OSBE-së", është tema e cila na tangon të gjithë neve edhe si shtete edhe si rajon, ndërsa njëkohësisht edhe njëherë e tregon dhe e forcon rolin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së. 

Në veçanti dëshiroj të theksoj se në këtë sesion do të bisedohet edhe për Krizën e migrimit. Kriza e cila fatkeqësisht edhe më tutje mbetet sfidë shumë serioze jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën. Republika e Maqedonisë nuk është destinacion i fundit i këtyre njerëzve, por është pjesë e rutës ballkanike, e cila fillon në Republikën e Maqedonisë, ndërsa përfundon në shtetet e Evropës Perëndimore. Pasi filloi kjo krizë e refugjatëve, Republika e Maqedonisë, duke bërë përpjekje maksimale, si në mjete, ashtu edhe në resurse njerëzore, arriti që këtyre njerëzve të pafat t'u sigurojë kushte për transit të sigurt nëpër shtetin tonë. Bëhet fjalë për më shumë se 900 mijë refugjatë. Njëkohësisht duke mos harruar ndihmën humanitare të kujdesit mjekësor dhe gjithçka tjetër që nevojitet për të siguruar kushte minimale humane dhe dinjitoze të cilat i meriton çdo njeri. 

Shpresoj se debati juaj dhe konkluzionet e kësaj teme do të jenë një hap para në ballafaqimin efektiv me krizën e refugjatëve e cila siç përmenda nuk është çështje vetëm e Republikës së Turqisë, Republikës së Greqisë ose Republikës së Maqedonisë, por, para se gjithash, është çështje evropiane. Gjithashtu, duhet të themi hapur se kjo krizë e refugjatëve për shtetet nëpër të cilat refugjatët kalojnë, e veçanërisht për shtetet të cilat janë destinacioni i tyre i fundit, hap një numër të madh çështjesh dhe dilemash në aspektin ekonomik, kulturor, demografik dhe në aspektin e sigurisë. Njëkohësisht, disa ndodhi në rajonet e krizës prej nga vijnë refugjatët, tregojnë se kriza e refugjatëve nuk do të përfundojë shpejt. Prandaj na nevojiten qëndrime dhe konkluzione të thjeshta të cilat bashkërisht dhe me përgjegjësi do t'i realizojmë dhe zbatojmë. 

Zonja dhe zotërinj,të nderuar miq, 

Më lejoni që në fund t'ju dëshiroj punë të suksesshme. Shpresoj se ky qëndrim pune dhe i shkurtër në Shkup dhe në Republikën e Maqedonisë do të jetë në atmosferë të këndshme dhe do të shihni së paku një pjesë të vogël të asaj që është më karakteristike për shtetin dhe qytetarët tanë, e kjo është para se gjithash sinqeriteti dhe nderi ndaj çdo mysafiri. 

Ju faleminderit për vëmendjen. 

 
a

Na ndiqni në: