Aktivitetet

E martë, 27 shtator 2016

Sesioni i vjeshtës i AP OSBE - evenimenti më i madh ndërkombëtar e organizuar në Maqedoni 

Në vigjilje të Sesionit të 15-të të vjeshtës të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, e cila do të mbahet nga 29 shtator deri më 2 tetor në Shkup, në hotelin "Holidej In", nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shefe e Delegacionit në Asamblenë parlamentare të OSBE-së, znj. Renata Deskoska mbajti konferencë shtypi. Bëhet fjalë për evenimentin më të madh parlamentar ndërkombëtar të organizuar në historinë e Republikës së Maqedonisë, me pjesëmarrje të delegacioneve nga 51 vende pjesëmarrëse në OSBE, 370 pjesëmarrës të paraqitur, nga të cilat 220 deputetë. 

Në sesionin e vjeshtës do të trajtohen disa tema të cilat janë në kuadër të principeve të veprimit të OSBE-së. Pjesa e punës përbëhet nga mbledhja e Komitetit të Përhershëm, Konferenca parlamentare me temë "Përforcimi i masave për ndërtim të mirëbesimit dhe sundimit të mirë në rajonin e OSBE-së dhe Forumi mediteran. 

Në kuadër të Konferencës parlamentare, do të mbahen tre sesione pune, nga të cilat në sesionin e parë do të diskutohet për "Sundimin e mirë si bazë për nxitjen e zhvillimit në rajonin e OSBE-së". Në sesionin me temë: "Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtat e njeriut në Evropën Juglindore: roli i OSBE-së", do të mbahet tryezë e rrumbullakët me shefat e Misioneve të OSBE-së në rajon. Duke u nisur nga gjendja aktuale me krizën e refugjatëve, në sesionin e tretë si temë do të trajtohet "Përmirësimi i menaxhimit me migrimin ndërkombëtar në bazë të të drejtave të njeriut". 

Duke pasur parasysh atë që AP e OSBE-së paraqet forum për përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve të OSBE-së lidhur me çështjet politike, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor, për Republikën e Maqedonisë është me rëndësi të veçantë që pikërisht këtu do të debatohet për këto çështje të rëndësishme - theksoi nënkryetarja Deskoska. 

Gjithashtu, ajo shtoi se duke pasur parasysh që një prej qëllimeve kryesore të AP të OSBE-së është mbështetja e forcimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike në vendet pjesëmarrëse, ende më e madhe është sfida për të qenë nikoqir në këtë sesion të vjeshtës.  

Click