Aktivitetet

E hënë, 17 korrik 2017 

Takimi i deputetit Grubi me ambasadorin Duks 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u takua me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, z. Llasllo Duks. 

Deputeti Grubi dhe ambasadori i Hungarisë biseduan për gjendjen në Maqedoni dhe në rajon, procesin integrativ në NATO dhe BE, kontestin për emrin, barazinë gjuhësore dhe reformat sistematike. 

Ambasadori Duks e theksoi mbështetjen e fuqishme të Hungarisë për integrimin në NATO dhe BE.

Deputeti Grubi e njoftoi ambasadorin Duks se Komisioni, me mbështetjen e të gjithë 26 anëtarëve dhe zëvendësve, unanimisht e miratoi Deklaratën për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integrative në NATO dhe BE.

Kjo Deklaratë është obligim nga Marrëveshja e Përzhinos dhe mbështetja e plotë nga të gjithë deputetët është arritje e madhe dhe përkushtim ndaj reformave. 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Grubi, theksoi se ky proces do ta shpie në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare dhe shoqërinë civile. 

Deputeti Grubi dhe ambasadori Duks, gjithashtu, biseduan edhe për barazinë gjuhësore, kurse z. Grubi i theksoi pritjet që Ligji për gjuhë të miratohet në Kuvend sa më shpejt.  

Click