Aktivitetet

E martë, 23 maj 2017

Takimi i Kryetarit Talat Xhaferi me znj. Luiza Vinton, koordinatore rezidente e KB-së dhe përfaqësuese rezidente e UNDP 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me znj. Luiza Vinton, koordinatore rezidente e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësuese rezidente e Programit për zhvillim të KB-së.   

Znj. Vinton ia uroi z. Talat Xhaferi zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu pritje për kthim të shpejtë në Kuvend si qendër e ngjarjeve politike në vend.

Luiza Vinton, bashkë me bashkëpunëtorët e saj, e shprehu mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht mbështetjen e UNDP-së, të cilët janë në dispozicion me përvojën dhe ekspertizën e tyre shumëvjeçare për mbështetje të transparencës së parlamentit ndaj qytetarëve, mbikëqyrjes së parlamentit mbi pushtetin ekzekutiv, bashkëpunimit të parlamentit me Ombudsmanin, Komisionin e Antikorrupsionit dhe institucionet tjera të pavarura, si dhe përgjegjësisë së parlamentit ndaj qytetarëve.  

Ajo theksoi se përvoja pozitive e Maqedonisë në ndërtimin e kohezionit multietnik dhe multikulturor, mund të gjejë një reflektim dhe në të ardhmen të jetë shembull në pjesën e zhvillimit të barabartë rajonal dhe në pjesën e qasjes së barabartë në institucionet për të gjithë qytetarët.   

Kryetari Xhaferi duke iu falënderuar për urimet, shprehu bindje se nevojitet kthimi në parimet demokratike në institucionet e sistemit dhe besimi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, respektimi i ndarjes së pushtetit. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Kuvendi, gjithashtu, do ta ketë rolin e tij në zbatimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë të Komisionit Evropian në pjesën e sundimit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, që mund të shërbejë si bazë për bashkëpunimin e përbashkët në të ardhmen. Kryetari, z. Talat Xhaferi, i informoi bashkëbiseduesit se si ish-ministër i Mbrojtjes ka qenë nënshkrues dhe në mënyrë aktive është angazhuar për zbatimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara, e cila duhet të sigurojë pjesëmarrje të madhe të femrave në nivel nacional, rajonal dhe ndërkombëtar. 

Në këtë drejtim, znj. Luiza Vinton, shpreson se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, deri në fund të këtij viti, do ta ratifikojë të ashtuquajturën Konventa e Stambollit e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës në familje, për çka UNDP-ja mbetet në dispozicion të sigurojë informata para ratifikimit të saj.

Në fund të takimit, u shpreh gatishmëria dhe përgatitja për intensifikimin e bashkëpunimit të përbashkët. 

Click