Aktivitetet

E mërkurë, 19 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin Ramesh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot e pranoi në vizitë lamtumirëse ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Mirosllav Ramesh, i cili i shprehu urim personal dhe përgëzime nga kryetaret e Dhomës së Poshtme të Parlamentit dhe Senatit të Republikës së Çekisë për zgjedhjen në funksionin Kryetar i Parlamentit.  

Ambasadori e theksoi gatishmërinë e mëtejshme të Republikës së Çekisë për ta ndihmuar Republikën e Maqedonisë me ndihmë konkrete materiale dhe njerëzore në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, meqë Republika e Maqedonisë i mbron kufijtë për Republikën e Çekisë, por edhe për tërë Evropën nga ardhja e emigrantëve. Ekziston frikësimi nga eskalimi i valës së emigrantëve nga Afrika, dhe për këtë Çekia, bashkë me shtetet tjera nga Grupi i Vishegradit, edhe më tutje fuqishëm do ta mbështes Republikën e Maqedonisë me ndihmë konkrete financiare dhe materiale dhe me pjesëtarët e forcave policore të sistemuara në kufirin jugor.  

Njëkohësisht, Republika e Çekisë edhe në të ardhmen fuqishëm e mbështet Republikën e Maqedonisë në planin për integrimin e saj përfundimtar në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

Z. Xhaferi e informoi ambasadorin për aktivitetet aktuale në Kuvend, pasi, siç theksoi Kryetari ”Vetëm me mbylljen e çështjeve të hapura dhe zgjidhjen e përkushtuar të problemeve mundet të pangarkuar të vazhdojmë përpara me këto procese, meqë atë e dëshirojnë dhe e presin më shumë se 70% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.

Bashkëfolësit konstatuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Çekisë në vazhdimësi realizojnë bashkëpunim solid bilateral në të gjitha nivelet dhe shprehën besim se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Çeki në tetor të këtij viti.

Duke shprehur mbështetje për vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të mëtejmë më të afërt, si në nivel të kryetarëve të parlamenteve ashtu edhe në nivel të grupeve të deputeteve për bashkëpunim, bashkëfolësit u pajtuan se raportet e krijuara miqësore duhet të kultivohen me përkushtim të plotë dhe besim të ndërsjellë. 

Click