Aktivitetet

E martë, 27 qershor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me drejtoreshën e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, znj. Genoveva Ruiz Kallavera

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me drejtoreshën e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, znj. Genoveva Ruiz Kallavera.

Në fillim të takimit, znj. Genoveva Ruiz Kallavera, shprehi kënaqësinë se gjatë vizitës së saj të parë në Republikën e Maqedonisë ka mundësi së pari të takohet me Kryetarin e Dhomës Ligjvënëse, z. Talat Xhaferi.

Gjatë kohës së takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se po realizohet dinamika e paraparë e aktiviteteve lidhur me funksionimin efektiv dhe efikas të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në realizimin e kompetencave të tij si dhomë ligjvënëse.

Kryetari Xhaferi edhe një herë potencoi se Kuvendi mbetet i hapur për qytetarët dhe sektorin civil duke u angazhuar për ndryshimin e perceptimit të tanishëm për Kuvendin dhe ky të bëhet korrigjues i vërtetë i pushtetit ekzekutiv.

Drejtoresha e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, znj. Genoveva Ruiz Kallavera edhe një herë qartë e theksoi mbështetjen e institucioneve evropiane në rrugën drejt integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Bashkimi Evropian me vëmendje do t'i ndjek proceset demokratike, sundimin e së drejtës, si dhe reformat në administratën publike dhe do të vazhdojë të kritikojë në mënyrë konstruktive në lidhje me proceset eurointegruese të vendit.

Click