Aktivitetet

E enjte, 14 shtator 2017 

Debat publik me temë: "Organizatat e të rinjve si pjesë e Procesit të Berlinit"

Sot (14 shtator 2017), Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik me temë: "Organizatat e të rinjve si pjesë e Procesit të Berlinit".

Kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për themelimin e zyrës rajonale të bashkëpunimit të të rinjve, me të cilën trasohet rruga për themelimin e mekanizmit institucional për bashkëpunim rajonal të shoqërisë civile, dhe promovohet mobiliteti, qytetaria aktive dhe mësimi ndërkulturor në frymën e procesit të integrimit evropian. 

Marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi ynë, ndërsa del nga Deklarata e Përbashkët për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunimin e të rinjve, e quajtur RYCO, e nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, si pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit. 

Fjalime hyrëse lidhur me temën kishin drejtori për të rinj dhe sport, z. Darko Kaevski, ambasadorët e Italisë, z. Karlo Romeo, të Britanisë së Madhe, z.  Çarls Garet, ambasadorja e Austrisë, znj. Renata Kobler dhe përfaqësuesi i ambasadës së Francës, z.  Sebastian Botro Boneter. 

Në diskutim morën pjesë deputetët: Ivana Tufegxhiq dhe Nikolla Popovski, si dhe përfaqësues të organizatave të të rinjve: Bllazhe Maleski, Dona Kosturanova, Martin Millosheski, Matej Manevski, Aleksandra Filipova, Bojana Naumovska, Gjoko Vukanovsi, Simona Mlladenovska dhe Bujar Lima. 

Në debat u shpreh kënaqësi nga përfshirja e të rinjve në kuadër të Zyrës rajonale për bashkëpunim të të rinjve, me seli në Tiranë, si dhe për nevojat nga mbështetja më e madhe për punën e organizatave të të rinjve, në kuadër të organeve dhe institucioneve shtetërore në vend. 

Në debat ishin ftuar dhe morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport.



 

Click