Aktivitetet

E hënë, 16 prill 2018

DELEGACIONI I KUVENDIT MORI PJESË NË SESIONIN E PESTË VJETOR TË AP TË PBEJL

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, i paraprirë nga shefi i Delegacionit, z. Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mori pjesë në Sesionin e pestë të AP të PBEJL që mbahet më 13 dhe 14 prill në Lubjanë, Republika e Sllovenisë.

Në sesion merrnin pjesë edhe delegacionet nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Kosova, Bullgaria, Romania, Moldavia, Turqia dhe Greqia, si edhe përfaqësues nga Konferenca Parlamentare e Detit Baltik, Asambleja Parlamentare e Mediteranit, Asambleja Parlamentare e Detit të Zi për Bashkëpunim Ekonomik dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim. 

Ditën e parë të punës, sesione mbajtën Komiteti i Përhershëm, si edhe Komitetet e Përgjithshme të Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe Bashkëpunimit në Siguri; Komiteti i Ekonomisë, infrastrukturës dhe Energjisë, Zhvillimit Social, Arsimit, Hulumtimit dhe Shkencës. 

Në Seancën e Komitetit të Përgjithshëm për Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim në Siguri, si kryesues për vitin 2018/2019 u zgjodh deputeti Xhevat Ademi. 

Ditën e dytë të punës, respektivisht në sesionin plenar, përveç pikave të parashikuara me rendin e ditës, fjalime të veta kishin shefat e delegacioneve, ndër të cilët edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. 

Click