Aktivitetet

E enjte, 15 nëntor 2018 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË KONFERENCË PËR VIKTIMAT E TERRORIZMIT 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE); Jagoda Shahpaska dhe Ejup Alimi, anëtarë të Delegacionit, merr pjesë në Konferencën për viktimat e terrorizmit në ambientin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që mbahet më 15 dhe 16 nëntor 2018 në Madrid, në organizim të Senatit të Spanjës dhe AP të OSBE-së. 

Në konferencën para deputetëve mbajtën fjalim: Pedro Sanz Alonso, nënkryetar i Senatit të Spanjës; Makis Voridis, kryetar i Ad hok komitetit të AP të OSBE-së për luftë kundër terrorizmit; Hoze Luis Sanz Ruiz, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme të Senatit të Spanjës, etj. U këmbyen mendime edhe me përfaqësuesit e organizatave të viktimave nga terrorizmi nga Spanja, SHBA-ja, Franca dhe Belgjika. 

Pjesëmarrësit në diskutimin e theksuan nevojën për qasje të përbashkët dhe të koordinuar në luftën kundër terrorizmit, përfshirë edhe përmes zbatimit të obligimeve ndërkombëtare relevante, ndërsa fokusohet edhe në nevojën për përforcimin e kontrollit të kufijve dhe përmirësimin e këmbimeve të informatave në të gjitha nivelet. 

Në diskutimin mori pjesë deputetja Jagoda Shahpaska, e cila theksoi se Republika e Maqedonisë është vazhdimisht në rrezik nga terrorizmi transnacional dhe transrajonal dhe prandaj në këtë plan ekziston bashkëpunim i fuqishëm dhe afatgjatë me vendet e rajonit dhe me komunitetin ndërkombëtar, si dhe partneritet strategjik me OSBE-në, SHBA-në, NATO-n, BE-në dhe organizata tjera ndërkombëtare. 

Ajo e theksoi rëndësinë e të dyja Strategjive nacionale të Republikës së Maqedonisë, për luftë kundër terrorizmit dhe për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (për periudhën 2018-2022), të cilat me plan veprime shoqëruese, u miratuan në mars të këtij viti. Këto dokumente e vërtetojnë përkushtimin e vendit për qasje gjithëpërfshirëse dhe transparente përmes parandalimit, mbrojtjes, përndjekjes dhe përgjigjes ndaj kërcënimeve nga terrorizmi dhe aktivitetet terroriste, i identifikojnë të dhënat ekzistuese, por edhe mënyrat në të cilat duhet të forcohen aftësitë dhe kapacitetet institucionale. 

Deputetja Shahpaska u përqendrua në rolin e Misionit të OSBE-së në Shkup, e cila është e përfshirë aktivisht në luftën kundër terrorizmit, përmes forcimit të kapaciteteve institucionale dhe operative të agjencive nacionale për siguri publike, si dhe organizim të trajnimeve për teknika për identifikimin dhe ndjekjen e organizatave kriminele dhe financimin e terrorizmit, për parandalimin e elementeve radikale dhe rekrutimit të terroristëve potencialë dhe ngjashëm. 

Gjithashtu, ajo i mbështeti aktivitetet e Ad hok komitetit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për luftë kundër terrorizmit, për të cilën vlerësoi se perspektivën parlamentare e përfshin shumë suksesshëm në përpjekjet gjithëpërfshirëse të OSBE-së në këtë plan. Në fund të fjalimit, ajo shprehu bindje se me promovimin e dialogut ndërparlamentar dhe këmbimin e mendimeve për praktikat më të mira për luftë kundër terrorizmit, parlamentarët e AP të OSBE-së, si përfaqësues të më shumë se një miliardë banorëve të 57 vendeve pjesëmarrëse në Organizatën, mund të japin kontribut të rëndësishëm dhe rekomandime efektive në këtë domen. 

Asamblenë Parlamentare e OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Kuvendi siguron forum për diplomaci parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve në lidhje me çështjet politike, ekonomike, të sigurisë, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 

Click