Aktivitete

E hënë, 11 qershor 2018, Vjenë 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË PUNËTORI NË ORGANIZIM TË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Liljana Kuzmanovska, kryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet, znj. Keti Smileska, z. Goran Milevski dhe z.  Rexhail Ismaili, anëtarë të Komisionit për Financim dhe Buxhet marrin pjesë në punëtori në organizim të Fondit monetar ndërkombëtar i cili nga 11 deri 13 qershor 2018, mbahet në Vjenë, Austri. 

Në punëtorinë diskutohen më shumë sfera ekonomike ndër të cilat roli dhe funksionet e Fondit monetar ndërkombëtar, roli i parlamenteve në ndërmarrjen e masave për luftë kundër korrupsionit, rëndësia e zyrave buxhetore parlamentare në drejtim të përmirësimit të kontrollit buxhetor parlamentar, reformat makroekonomike dhe financiare, sfidat me të cilat ballafaqohet sektori bankar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe roli i parlamenteve në ndërmarrjen e masave të nevojshme reformuese për përforcimin e këtij sektori. 

Fjalim mbajti komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe për negociata për zgjerim, z.  Johanes Han me ç'rast e theksoi rëndësinë për arritje të progresit ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. 

Gjithashtu ai prezantoi politikat të cilat i zbaton Bashkimi Evropian në nivel global, Strategjinë e re të Bashkimit Evropian në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor për zgjerimin e mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian, progresin e çdo vendi dhe pritjet e Bashkimit Evropian për reformat e nevojshme të cilat duhet të realizohen në vendet kandidate për anëtarësimin e tyre në BE. 




 
a

Na ndiqni në: