Aktivitetet

E martë, 12 qershor 2018

DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË NË BUNGESTAGUN GJERMAN PËR MBLEDHJEN E PËRVOJËS NË PËRFAQËSIMIN E POLITIKAVE LIDHUR ME MBROJTJEN E MJEDISIT JETËSOR DHE MOBILITETIN URBAN 

Nga 6 deri 9 qershor të këtij viti deputetët: znj. Liljana Zaturoska, znj. Maja Moraçanin dhe z. Hari Llokvenec ishin të pranishëm në Berlin me ç'rast u pritën në Bundestagun gjerman dhe Bundesrat. 

Qëllimi i këtij udhëtimi studimor ishte mbledhja e përvojës dhe njohurisë për atë se si veprojnë deputetët gjerman në aspekt të përfaqësimit të politikave për avancimin e efikasitetit energjetik, burimet përtëritëse të energjisë, ndryshimet klimatike dhe mobilitetin urban. 

Gjatë vizitës, realizuan takim me deputetin gjerman Josip Juratoviq, si dhe me deputetët e Partisë së gjelbër. 

Në takimin u potencua rëndësia e përfshirjes aktive të deputetëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në politikat nga sfera e mjedisit jetësor dhe mobilitetit urban sepse vetëm kështu mund të nxitet miratimi i zgjidhjeve ligjore cilësore dhe zbatimi konsekuent i tyre. 

Deputetët gjithashtu u pritën edhe nga përfaqësuesit e organizatës joqeveritare "Agora" e cila është një prej organizatave më aktive në Gjermani nga kjo sferë, ndërsa e vizituan edhe kampusin EUREF ku u njoftuan me zgjidhjet më novatore të hulumtuesve dhe novatorëve gjermanë në fushën efikasitetit energjetik dhe mobilitetit urban. 

Udhëtimi studimor u mundësua nga Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar - Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore për Efikasitet Energjetik (FHR EE), e në emër të Ministrisë së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë. 

Click