Aktivitete

E hënë, 12 mars 2018 

DEPUTETI HASANI NË STAMBOLL 

Jusuf Hasani, zëvendësanëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP të PBEJL), mori pjesë në Mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm të Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjisë të AP të PBEJL, që u mbajt më 9 dhe 10 mars 2018, në Stamboll, Republika e Turqisë. 

Në mbledhjen morën pjesë edhe përfaqësuesit e delegacionit të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Serbisë, Bulgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Turqisë. 

Me mbledhjen kryesoi Xhengiz Ajdogdu, kryesues i Komitetit të Përgjithshëm, e në hapjen kësaj mbledhje, para të pranishmëve mori fjalë Zija Alltunjalldiz, Kryetar i Komisionit të Industrisë, Tregtisë, Energjetikës, Resurseve Natyrore, Informatës dhe Teknologjisë të Parlamentit të Republikës së Turqisë. 

Pas fjalimit të tyre, vijoi pjesa e punës ku përmes prezantimeve dhe debateve të pjesëmarrjeve u diskutua në temën: Mundësia për bashkëpunim ekonomik në EJL. 

Gjatë mbledhjes u miratua Propozim-raporti dhe Propozim-rezoluta e Komitetit të Përgjithshëm, në temën e lartpërmendur.  

 
a

Na ndiqni në: