Aktivitete

E hënë, 4 qershor 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në themelimin dhe promovimin e Grupit parlamentar interpartik për të drejtat e romëve në Republikën e Maqedonisë 

Të nderuar kolegë, 
Shkëlqesi,
Përfaqësues të sektorit joqeveritar, 
Të nderuar mediume, 
Zonja dhe zotëri, 

Më paraqet nder dhe kënaqësi që sot marr pjesë në themelimin dhe promovimin e Grupit parlamentar interpartiak për të drejtat e romëve në Republikën e Maqedonisë. Grupet e këtilla interparlamentare  nuk janë risi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mirëpo, janë provë se të gjithë ne si deputetë në shtëpinë ligjvënëse, maturojmë dhe ngrihemi mbi interesat partiak dhe pa dallim në proveniencën politike prej të cilës vijmë, bashkohemi, bashkëpunojmë dhe bëjmë diçka që është për të mirën e përgjithshme, a në këtë rast, për të mirën e bashkëqytetarëve tanë nga bashkësia etnike rome. 

Të gjithë e kemi mirë të njohur gjendjen e përgjithshme të këtyre bashkëqytetarëve tanë, respektivisht, fakti se janë të margjinalizuar, jo mjaft të integruar në shoqëri, me shkallë të ulët të inkuadrimit në procesin arsimor, me mbulim jo të mjaftueshëm të sektorit shëndetësor dhe një sërë jovolitshmëri tjera të cilat ndikojnë negativisht mbi mirëqenien e tyre ekonomike dhe të përgjithshme. Bëhen përpjekje për sado pak përmirësimin e situatës dhe me këtë rast mendoj për Dekadën e Romëve që e ka nënshkruar edhe Republika e Maqedonisë, a nuk është i vogël edhe kontributi i sektorit joqeveritar, mirëpo, nuk guxojmë të harrojmë se ne jemi përfaqësuesit e popullit, ne jemi të zgjedhur nga populli, kjo është shtëpi e popullit dhe ky është vendi ku duhet të nxirren, të ndryshohen dhe plotësohen ligjet me të cilat do të sanksionohet kjo fushë. Përsëri, nuk guxojmë të mbesim vetëm në nxjerrjen e ligjeve cilësore, por, duhet të angazhohem në drejtim të kryerjes së mbikëqyrjes së implementimit, respektivisht, zbatimit të ligjeve. 

Miq të dashur, 

Vetëm me forca të përbashkëta, me koordinimin e aktiviteteve tona dhe orientimin e të njëjtave kah qëllimet konkrete, do të mund të arrijmë sukses  dhe ai sukses do të mund të reflektohet konkretisht mbi përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve tanë. Ju uroj sukses në punë, arritje të rezultateve konkrete të cilat do të jenë fryt i punës sonë të përbashkët, me ç'rast, ju garantoj se do e  keni përkrahjen time  si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ju falënderoj për vëmendjen.

 
a

Na ndiqni në: