E enjte, 14 shtator 2017
Formohet Klubi për Çështjet dhe Politikat e të Rinjve
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është formuar Klubi për Çështjet dhe Politikat e të Rinjve, sipas shembullit të Parlamentit Evropian dhe parlamenteve tjera të Evropës Perëndimore.
Klubi për Çështjet dhe Politikat e të Rinjve është trup joformal në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i përbërë prej anëtarëve të të gjitha partive parlamentare, qëllimi i të cilit është realizimi i interesave të të rinjve në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me organizatat e të rinjve, grupet joformale të të rinjve dhe të rinjtë partiakë.
Klubi mbështetet nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, nga sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Cvetanka Ivanova dhe nga koordinatorët e grupeve parlamentare.
Në mbledhjen e parë konstitutive, Kryetari Xhaferi, e theksoi mbështetjen e tij për këtë iniciativë dhe shtoi se edhe pse ky trup është joformal, do të jetë lobi-grup i fuqishëm përmes të cilit të rinjtë dhe organizatat e të rinjve do të mund t'i theksojnë interesat e veta dhe këto të interpretohen në Dhomën Ligjvënëse.
Sekretarja e përgjithshme, znj. Ivanova, e përshëndeti iniciativën dhe theksoi se ky është moment historik dhe se ky grup është themelues dhe urë ndërmjet Dhomës Ligjvënëse dhe të rinjve.
Në mbledhjen konstitutive mbajtën fjalim edhe koordinatorët: Tomisllav Tuntev, Afrim Gashi dhe Ejup Alimi, të cilët shprehën kënaqësi nga formimi i këtij trupi joformal.
Në mbledhje ishin prezent: Ivana Tufegxhiq, Pavle Bogoevski, Meri Llazarova, Betiane Kitev, Nolla Ismajlloska Starova, Teuta Bilali dhe Agim Shaqiri.
Klubi do të punojë në parimin e rotacionit të koordinatorëve.
Koordinatore e parë u zgjodh Ivana Tufegxhiq, kurse zëvendëskoordinatore u zgjodh Nolla Ismajlloska Starova.