Aktivitetet

E enjte, 15 nëntor 2018 

GRUPI PARLAMENTAR PËR BASHKËPUNIM NË TAKIM ME AMBASADOREN KINEZE LISJEN 

Deputetët Vlladanka Aviroviq, Aneta Simeska-Dimoska, Tanja Kovaçev, Agim Shaqiri dhe Johan Tarçuloski, në cilësi të kryetarit dhe anëtarëve të Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, realizuan takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Jin Lisjen. 

Në takimin u shpreh falënderim për përpjekjet dhe aktivitetet e vazhdueshme të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë të cilat në mënyrë të konsiderueshme kontribuojnë për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve në shumë sfera. 

Bashkëbiseduesit gjatë bisedimeve i shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral në nivel parlamentar, për të cilin u konstatua se mund të intensifikohet dhe thellohet përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe këmbimit të mendimeve dhe përvojave ndërmjet anëtarëve të Grupeve për bashkëpunim të cilët janë formuar në të dy Parlamentet. U shqyrtua edhe mundësia e ekspertizës dhe njohurive ndërmjet të dy shërbimeve parlamenteve të të dy shteteve. 

Gjithashtu, u përshëndet rëndësia të cilën Kina ia përkushton bashkëpunimit me vendet nga EQL përmes Iniciativës 16+1 me qëllim të shfrytëzimit të mundësisë për zhvillim të brezit ekonomik - Rruga e mëndafshit në shekullin 21. Nga ana jonë u theksua se jemi të interesuar shumë për promovimin tregtar dhe investues, zhvillimin e infrastrukturës, si dhe bashkëpunimit shkencor-teknologjik në të cilat fokusohet kjo Iniciativë.       

Click