Aktivitetet

E martë, 15 janar 2019

Kryetarja e AP të NATO-s, e përshëndet miratimin përfundimtar të emrit kushtetues në Shkup

Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Madelin Mun (Madeleine Moon (Mbretëria e Bashkuar), e përshëndet miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Kuvendit Nacional në Shkup, që mundëson ndryshim të emrit zyrtar të shtetit. 

"Dëshiroj ti përuroj autoritetet qeveritare dhe parlamentare në Shkup për miratimin e djeshëm të ndryshimeve kushtetuese historike që e çojnë shtetin e tyre një hap përpara kah anëtarësimi në NATO", deklaroi z-nja Mun. "AP e NATO-s e mirëpret implementimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Prespës dhe përfundimin e shpejtë të negociatave aderuese me Shkupin”.

"Prespa ofron model pozitiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale shumëvjeçare. Po ashtu krijon një moment të ri të mirëseardhjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE. Ashtu siç ka bërë vazhdimisht, AP e NATO-s do të vazhdojë ta mbështesë këtë proces dhe politikën e dyerve të hapura të NATO-s", shtoi z-nja Mun. 

Marrëveshja e Prespës e 17 qershorit 2018, ndërmjet kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për çështjen e emrit dhe hapat e ardhshme për përmbushjen e aspiratave të Shkupit për anëtarësim në NATO ishin në përqendrimin kryesor të seminarit Ros-Rot të organizuar nga NATO-ja në Shkup, ditëve pas nënshkrimit të marrëveshjes. Në fjalimin e vet në Sesionin vjetor të AP të NATO-s në Halifaks, Kanada më 19 nëntor të vitit 2018, kryeparlamentari Talat Xhaferi po ashtu e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për vendin e tij dhe për Greqinë fqinje: "Jemi fitimtarë sepse e hapëm rrugën për arsyen të vijë te zgjidhja e pranueshme për të dyja palët. Dëshmuam se kur ka vullnet, vizion për ardhmërinë, çdo gjë është e mundshme."

AP e NATO-s në bashkëpunim me Seksionin e Diplomacisë Publike të NATO-s, do të jetë mikpritës i një vizite pune të një delegacioni të deputetëve nga Shkupi më 4-5 shkurt. 

Click