Aktivitetet

E martë, 18 dhjetor 2018

Mbështetja rumune për aderimin e Maqedonisë në BE 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, së bashku me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, zhvilloi një takim me ministrin - e deleguar për Çështje Evropiane të Rumanisë, Xheorxhe Çiamba, në shoqëri të ambasadorit të Rumanisë në Republikën e Maqedonisë Maqedoni, z. Viorel Stanila. 

Grubi e informoi mikun e Lartë për detyrat e realizuara, duke vënë në dukje, mbi të gjitha, ratifikimet e Marrëveshjes për Bashkëpunim me Bullgarinë, si dhe për Marrëveshjen e Prespës, dhe në këtë kontekst për rrjedhën e ndryshimeve kushtetuese që janë në procedurën parlamentare.

Pastaj theksoi se Marrëveshja është një mundësi historike për Maqedoninë dhe se një marrëveshje më e mirë nuk mund të arrihet.

Lidhur me konsensusin e nevojshëm të çështjeve të BE-së në vend, theksoi se ky është një qëllim i përbashkët i të gjitha partive politike të përfaqësuara në Parlament, dhe dëshmi për këtë është pikërisht Komisioni për Çështje Evropiane, ku në të gjitha 24 mbledhjet e mbajtura deri më tani vendimet janë miratuar, pa asnjë votë kundër ose të përmbajtur. 

Gjithashtu, informoi se procesi i pajtimit ndërmjet pozitës dhe opozitës, lidhur me dhunën e 27 prillit, është në fazën përfundimtare, me përgatitjen e zgjidhjes ligjore.

Ministri Çiamba duke iu referuar kryesimit vijues gjashtëmujor me Këshillin e BE-së, nga ana e Rumanisë, theksoi se pret një kryesim të suksesshme me Bashkimin, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat do të ballafaqohet gjatë këtij kryesimi, siç janë zgjedhjet e pranverës për Parlamentin Evropian, korniza financiare shumëvjeçare, si dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Në këtë kontekst, e vërteton mbështetjen rumune për aderimin e Maqedonisë në BE, me sugjerimin se vendi duhet t'i vazhdojë reformat e BE-së.   

E mbështet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila duhet të zbatohet me miratimin e amendamenteve të Kushtetutës, me qëllim që Këshilli në qershor të miratojë vendim që Maqedonia t'i fillojë negociatat. Memedi, falënderoi për mbështetjen e deritanishme rumune të proceseve eurointegruese të Maqedonisë, me theksimin e nevojës që BE-ja ta vazhdojë procesin e zgjerimit me vende të reja anëtare.    

Click