Aktivitete

E enjte, 7 shtator 2017 

Mbledhja e katërtë e Komisionit për Çështje Evropiane 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilin kryesoi kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, sot e përfundoi debatin e përgjithshëm për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë, ku me 9 vota "për" dhe asnjë votë "kundër" dhe "të përmbajtur" e miratoi konkluzionin se ligji është i pranueshëm edhe në aspekt të harmonizimit me të drejtën e BE-së, dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, në fjalimin e tij hyrës e theksoi rëndësinë e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me çka finalizohet pjesa normative, e cila del nga Marrëveshja kornizë e Ohrit dhe nga Amendamenti 5 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me ç'rast u falënderua deputetëve nga të gjitha partitë politike që morën pjesë në debatin për konstruktivitetin dhe kontributin e tyre në debatin. 

Komisioni, si trup punues amë, për ligjin, i cili është me flamur evropian dhe është pjesë e Programit nacional për harmonizim e të drejtës së BE-së për vitin 2017-2020, e filloi debatin për ligjin të martën, e cila vazhdoi të mërkurën dhe përfundoi sot, në pajtim me dispozitat e rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilat parashohin që debati i përgjithshëm për ligjin në lexim të parë të përfundojë më së shumti për tri ditë.

Gjatë debatit treditor morën pjesë deputetët: Antonio Milloshoski, Xhevat Ademi, Ilija Dimovski, Stevo Pendarovski, Mirsada Emini, Vesel Memedi, Rexhail Ismaili, Vlladanka Avoroviq, Petre Shilegov, Nevenka Stamenkovska, Nolla Ismajlloska, Zhaklina Peshevska, Trajço Dimkov, Zekir Raçmilloviq, Shpresa Hadri, Dimitar Stevanaxhija, Fadil Zendeli dhe Tomisllav Tuntev. 

 
a

Na ndiqni në: