Aktivitetet

E martë, 19 shtator 2017 

Mbledhja Konstitutive e Seksionit të Kuvendit të RM-së në AP-në e Frankofonisë 

Më 18.09.2017 u mbajt Mbledhja Konstitutive e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë me të cilën kryesonte Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mr. Talat Xhaferi. 

Në këtë mbledhje, kryetar i Seksionit u zgjodh z. Xhevat Ademi, nënkryetare e parë e Seksionit u zgjodh znj. Vesna Damçevska Ilievska, nënkryetar i Seksionit u zgjodh z. Ferid Muhiq, kurse anëtare të Byrosë së Seksionit u zgjodhën: znj. Nikica Korubin dhe znj. Tatjana Prentoviq. 

Njëkohësisht, z. Xhevat Ademi, znj. Vesna Damçevska Ilievska, z. Ferid Muhiq, znj. Nikica Korubin janë edhe anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.   

Click