Aktivitete

E enjte, 7 shtator 2017 

Mbledhje pune e Komitetit Teknik të Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me handikap (GPNP)

Dje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt takim pune i Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me handikap, ku fjalim mbajti Kryetari i Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.  

Në takimin e punës u zgjodh përbërja e re GINP dhe u definua struktura e re, me ç'rast u zgjodh kryesuesi i ri dhe zëvendëskryesuesi me GINP.

Në pajtim me propozimet, kryesues u zgjodh znj. Frosina Tashevska-Remenski, ndërsa zëvedëskryesues u zgjodhën: Z. Trajçe Dimkov, z. Afrim Gashi, znj. Liljana Popovska, znj. Juliana Nikollova, znj. Jagoda Shahpaska dhe znj. Mirsada Emini-Asani.

Në pajtim me atë që janë marrë vesh në këtë takim, kryesuesi, bashkë me zëvendëskryesuesit, do të përgatisin kornizë për veprim dhe aktivitete të GINP në këtë përbërje parlamentare dhe në mbledhjen e ardhshme do t'i prezantojë aktivitetet e planifikuara. 

 
a

Na ndiqni në: