Aktivitetet

E hënë, 19 shkurt 2018

Pjesëmarrja e deputetëve Kostadinov dhe Ismaili në punëtorinë në Vjenë

Deputetët Kostadin Kostadinov dhe Rexhail Ismaili, prej 13 deri më 15 shkurt 2018, në Vjenë, morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) me temë: Politika rajonale e tregtisë për përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Azisë Qendrore dhe Kaukazit.

Në punëtori, fjalim pati edhe deputeti Kostadin Kostadinov me ç'rast theksoi se Republika e Maqedonisë mbetet seriozisht e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga anëtarësimi ynë në OBT-në. Në vitin 2003, Republika e Maqedonisë u bë vendi i 143-të i Organizatës Botërore të Tregtisë. Anëtarësimi në OBT imponoi liberalizimin e mëtejshëm në politikën tregtare të Republikës së Maqedonisë, si dhe zbatimin e reformave të shumta në lidhje me politikën doganore, standardet dhe transparencën. Paralelisht me angazhimet për integrimin tregtar në kornizat e OBT-së, Republika e Maqedonisë ndërmori aktivitete për përparimin e marrëdhënieve me partnerët e rëndësishëm rrjedhës apo partnerët tregtarë potencialë përmes nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale apo rajonale për tregti të lirë. Maqedonia i zbatoi obligimet të cilat dalin nga marrëveshjet tregtare multilaterale të OBT-së. Në pajtim me obligimet, Republika e Maqedonisë çdo vjet bën harmonizimin e legjislacionit të vet përmes zvogëlimit të shkallëve të Tarifës Doganore të më tepër prodhimeve.

Në mënyrë plotësuese, Maqedonia është nënshkruese e të dyja marrëveshjeve tregtare plurilaterale, përkatësisht Marrëveshjes për Tregti me Aviacionin Civil dhe Deklaratës Ministrore për Tregti me Prodhime të Teknologjisë Informatike. Se Republika e Maqedonisë është e përkushtuar në zgjerimin e tregtisë së lirë dhe pranimin e Republikës së Maqedonisë në Marrëveshjen më të re për Lehtësimin e Tregtisë. Marrëveshja për Lehtësimin e Tregtisë (WTO Agreement on Trade Facilitation) zyrtarisht hyri në fuqi më 22 shkurt 2017. Marrëveshja u bë pjesë e legjislacionit vendor, dhe zbatimi i saj do të sigurojë thjeshtësimin e procedurave doganore nëpër bashkëpunimin efikas ndërmjet doganës dhe inspeksioneve kompetente për kontroll gjatë importit, eksportit dhe transitit të mallrave, me qëllim të lehtësimit të tregtisë në kufi. Shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë të marrëveshjes janë sektori privat, siç janë: importuesit, eksportuesit, transportuesit e mallit dhe të tjerët.  

Në vitin 2017, Qeveria formoi Trup Informativ në kompetencë të Drejtorisë së Doganave dhe Komitetit Nacional për lehtësimin e tregtisë. Republika e Maqedonisë në vitin 2013, filloi negociata të reja për Marrëveshjen plurilaterale për furnizime publike dhe e mori statusin mbikëqyrës, si faza e parë e procesit aderues. Faza e dytë që vijon është fillimi i negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së OBT-së për furnizime publike. Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e përcaktoi dinamikën e aktiviteteve, sipas së cilës, në fillim të vitit 2017 te Sekretariati i OBT-së dorëzoi kërkesë për fillimin e negociatave së bashku me përgjigjet e Pyetësorit nga Komiteti i OBT-së për furnizime publike. Oferta iniciale bazohet në harmonizimin e sistemit për furnizime publike me direktivat e Bashkimit Evropian, dhe në këtë drejtim, në nëntor 2017, Maqedonia përgatiti Ofertë Iniciale e cila ishte dorëzuar në konsultime te Komisioni Evropian. 

Në lidhje me përfshirjen e deputetëve në tregtinë ndërkombëtare dhe Organizatën Botërore të Tregtisë, ishte theksuar se edhe pse parlamentet kanë rol të limituar në mbajtjen e politikës tregtare, deputetët janë të përfshirë në mënyrë aktive në harmonizimin e legjislacionit, por edhe në mbikëqyrjen e zbatimit të Qeverisë në obligimet e ndërmarra në këtë sferë. Në të ardhmen do të jetë mirë të ketë më tepër raste për intensifikimin e bashkëpunimit me deputetët nga vende të ndryshme, përmes mbajtjes së takimeve bilaterale dhe multilaterale ndërmjet anëtarëve të komisioneve parlamentare që janë kompetente për tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira dhe ngritjes së nivelit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. Gjithsesi, pjesëmarrja në një ngjarje të këtillë të shkëlqyeshme në organizim të Organizatës Botërore të Tregtisë është një hap në këtë drejtim dhe shpresohet se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Click