Aktivitetet

E mërkurë, 18 prill 2018 

RAPORTI ËSHTË OBLIGIM TË VAZHDONI ME REFORMAT NË RRUGËN DREJT BE-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johanes Han, i cili zyrtarisht e dorëzoi Raport-Progresin për Republikën e  Maqedonisë për vitin 2017 të Komisionit Evropian. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit, znj. Frosina Tashevska - Remenski, z. Goran Misovski dhe z. Vesel Memedi, koordinatorët e grupeve parlamentare, z. Tomisllav Tuntev, z. Dragan Danev, z. Ejup Alimi dhe z. Afrim Gashi, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi, bashkëkryesuesi i KPP-RM dhe BE, z. Goran Milevski, si dhe deputetët z. Syrija Rashidi dhe znj. Meral Uzeiri Ferati.

Kryetari Xhaferi theksoi se vizitat e Komisionerit Han dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, znj. Federika Mogerini dhe fjalimi i saj para deputetëve padyshim paraqet një sinjal dhe mbështetje të qartë për perspektivën evropiane të vendit. Republika e Maqedonisë, falë angazhimit të përforcuar të BE-së,  bashkë me miqtë e saj ndërkombëtarë në vitet e kaluara, sot përsëri fuqishëm hapëron në rrugën e vet drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. 

Kryetari Xhaferi konstatoi se Raport-Progresi në mënyrë reale dhe të balancuar i pasqyroi gjendjet dhe falënderoi për rekomandimin e dhënë të cilin vendi e mori nga viti 2009 e këtej, me shpresë se ky së shpejti do të valorizohet edhe nga Këshilli i BE-së me caktimin e datës për hapjen e negociatave për anëtarësim. Rekomandimi i pakushtëzuar është falë angazhimeve të përbashkëta të Qeverisë, por edhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë kolegëve deputetë të pozitës dhe opozitës dhe përkushtimit të tyre për realizimin e reformave të parapara në pajtim me rekomandimet e Pribesë dhe Planit 3-6-9, që rezultoi me reformat esenciale në sferat të cilat janë theksuar si prioritare, veçanërisht në gjyqësi dhe riorganizim dhe reformën në sektorin e sigurisë. Ky është motiv plus si dhe deri më tani të vazhdohet me reformat në rrugën drejt BE-së, si përcaktim strategjik të të gjitha partive politike dhe të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare apo politike. 

Ai e informoi bashkëbiseduesin edhe për aktivitetet e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore nëpërmjet nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë dhe intensifikimin e dialogut me Republikën e Greqisë për përafrimin e qëndrimeve nën patronazhin e KB-së për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me emrin.  

Komisioneri Han theksoi se shpreh falënderime Kuvendit, të gjithë deputetëve dhe angazhimit të tyre në periudhën e kaluar lidhur me miratimin e legjislacionit të nevojshëm, kështu që Komisioni Evropian adresoi rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ai e përshëndeti punën e Kuvendit dhe kërkoi frymë konstruktive dhe dialog politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në mënyrë që agjenda evropiane të vazhdojë edhe në të ardhmen, nëpërmjet shkëmbimit të mendimeve dhe argumenteve dhe në frymën e besimit të ndërsjellë dhe respektimit të ndërsjellë. Me mbështetje të vazhdueshme të shoqërisë dhe qytetarëve, Kuvendi e prezanton pasqyrën më të madhe të realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësim në BE dhe NATO. Si udhëheqësi aktuale, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka mundësi të jetë pjesë e historisë së vendit dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet gjatë periudhës që vijon. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të intensifikohet diplomacia parlamentare gjatë muajve në vijim, në veçanti në vendet ku parlamentet kanë rol kryesor për ndarjen e mandatit për qeveritë e tyre për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE për vendet kandidate.        

Click