Aktivitete

E hënë, 12 mars 2018 

Seancë me rastin e 75 viteve prej deportimit të hebrenjve nga Republika e Maqedonisë në llogoren e vdekjes Treblinka 

Sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbajti seancë me rastin e 75 viteve prej deportimit të hebrenjve nga Republika e Maqedonisë në llogoren e vdekjes Treblinka. 

Në seancë ishin të ftuar Presidenti i Republikës së Maqedonisë, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe grupeve religjioze në Republikën e Maqedonisë, kori diplomatik, delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina, delegacioni nga shteti i Izraelit, delegacioni nga Rumania, delegacioni nga Polonia, delegacioni nga SHBA-të si edhe delegacione nga institucionet dhe bashkësitë hebraike. 

Në seancë u lexua Deklarata me rastin e 75 viteve të deportimit të hebrenjve nga Republika e Maqedonisë nëllogoren e vdekjes Treblinka, e miratuar nga ana e të gjitha partive politike në seancën e 35-të të Kuvendit që u mbajt më 5 mars, ndërsa fjalime mbajtën zëvendësministri i Mbrojtjes i shtetit të Izraelit, z. Rabi Eli Ben Dahan dhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Rumanisë, z-nja Ana Birçall.  

Seanca e Kuvendit ishte pjesë e pjesëmarrjes aktive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në evenimentet për shënimin e 75 viteve prej deportimit. Prej Sallës Maqedonia u dërgua mesazh i fuqishëm se holokausti dhe cilido qoftë gjenocid nuk guxon të përsëritet. 

Në fjalimin e tij hyrës, Kryetari Xhaferi theksoi: Më 11 mars 2018 u mbushën 75 vjet nga deportimi i 98% të popullsisë hebreje në Maqedoni në kampin e vdekjes Treblinka, prej ku asnjë prej të deportuarve nuk u kthye i gjallë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mënyrë aktive merr pjesë në shënimin e këtij përvjetori. Duke e gjykuar Holokaustin, si dhe të gjitha format e gjenocidit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, siç janë antisemitizmi, diskriminimi, gjuha e urrejtjes, ksenofobia, përjashtimi, racizmi përmes Miratimit të Deklaratës me rastin e 75-vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes Treblinka japim porosi të zëshme se Holokausti apo cilido gjenocid tjetër kurrë nuk guxojnë të përsëriten.  

 
a

Na ndiqni në: