Aktivitetet

E hënë, 12 Mars 2018

Takim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi me z. Denis Zvizdiq, kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, takimin e sotëm me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH, z. Denis Zvizdiq, e vlerësoi si vazhdimësi të bashkëpunimi të mirë dhe miqësor ndërmjet dy vendeve dhe me këtë rast e përshëndeti nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si parakusht për bashkëpunim edhe më të fuqishëm dhe më gjithëpërfshirës në më shumë fusha.

Kryetari Xhaferi e ndau me mysafirin e vet bindjen se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve do të kalojë pa asnjë problem në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për arsye se miratimi i i këtyre marrëveshjeve është para së gjithash në dobi dhe interes të ndërsjellë të qytetarëve të të dy vendeve miqësorë.

Në vazhdim, kryetari Xhaferi theksoi se është fuqishëm i përqendruar në detyrën e vet dhe se në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar, ka dërguar ftesë te kolegët kryesues të dy dhomave të Parlamentit të BeH për ta vizituar këtë vit Republikën e Maqedonisë, në periudhën që do ua lejojë agjenda.

Kryetari Xhaferi, e potencoi faktin se Republika e Maqedonisë, pas përfundimit të krizës politike, është fuqishëm e përqendruar në integrimet euroatlantike dhe në këtë drejtim, shprehu optimizëm se pret lëvizje kah gjetja e zgjidhjes së pranueshme rreth kontestit për emrin me Republikën e Greqisë, si edhe Raport pozitiv të pakushtëzuar nga Brukseli për përparimin e Republikës së Maqedonisë. 

Kryesuesi me Këshillin e Ministrave të BeH, z. Denis Zvizdiq, u falënderua për mundësinë për takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe për pranimin e ngrohtë dhe miqësor në vendin tonë, dhe me kënaqësi konstatoi se marrëdhëniet ndërmjet dy palëve shënojnë progres të vazhdueshëm dhe pikërisht nënshkrimi i sotëm i marrëveshjeve mes dy vendeve, siç theksoi Zvizdiq, është tregues i vërtetë i këtij bashkëpunimi në të cilin punojnë në mënyrë intensive të dy shtetet.

Mysafiri i lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, gjatë takimit e theksoi nevojën për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, si edhe nevojën për ndërlidhjen me komunikacion ajror ndërmjet Shkupit dhe Sarajevës, me ç'rast do të lehtësohet komunikimi ndërmjet biznesmenëve dhe afaristëve në të dyja anët.

Gjithashtu, z. Zvizdiq i sugjeroi të dy vendet si shembull të bashkëpunimit të mirë në rajon në më shumë fusha dhe nënvizoi se vendet tona në Ballkan nuk kanë alternativë më të mirë se BE-ja dhe në këtë drejtim, e theksoi përkrahjen e lartë të cilën qytetarët e BeH e japin për integrimin në BE. 

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të vazhdojnë тë punojnë bashkërisht kah eurointegrimi dhe do të vazhdojnë të jenë shembull në rajon.                                                                                                                                                                                                                                                                                                            

Click