Aktivitete

E martë, 12.09.2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT NACIONAL TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, D-R MILLAN BRGLEZH

Kryetari i  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me kryetarin e Parlamentit nacional të Republikës së Sllovenisë, d-r Millan Brglezh. Kjo është vizita e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë nga ana e një kryetari të parlamenti në këtë përbërje parlamentare. 

Në fillim të takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të madhe nga mundësia për takim dhe për të biseduar për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen dy vendet fqinje. 

Gjatë takimit, kryetari Xhaferi e informoi kryetarin e Parlamentit nacional të Republikës së Sllovenisë, d-r Millan Brglezh për punën e Kuvendit, për zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe për dinamikën e zbatimit të Planit 3-6-9.

Në kontekst të bashkëpunimit bilateral, bashkëbiseduesit u pajtuan se e njëjti është e mirë por se mund të thellohet dhe të zgjerohet, sidomos në fushën e diplomacisë parlamentare. Të dy parlamentet bashkëpunojnë në kuadër të Asamblesë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL), me të cilën për momentin kryeson Republika e Sllovenisë, a që njëkohësisht paraqet forum të rëndësishëm për përforcimin dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal. 

Gjatë takimit u theksua se Republika e Sllovenisë e përkrah në vazhdimësi Republikën e Maqedonisë në procesin e integrimeve euroatlantike, për arsye se integrimi i tërësishëm i rajonit kontribuon në përforcimin e stabilitetit në rajon, të paqes dhe prosperitetit. 

Ndër të tjerat, bashkëbiseduesit biseduan edhe për krizën migrante, për gjendjen dhe masat që i ndërmerr Republika e Maqedonisë së bashku me vendet partnere ndër të cilat është edhe Republika e Sllovenisë. 

Kryetari Xhaferi u falënderua për përkrahjen e Republikës së Sllovenisë ndaj Republikës së Maqedonisë në plan rajonal si edhe në plan ndërkombëtar dhe theksoi se Republika e Maqedonisë është çdoherë e gatshme ta përkrahë Republikën e Sllovenisë në hapat e saj. 

Në fund të takimit, të dy kryetarët u pajtuan se takimet e këtilla janë shembull pozitiv dhe janë veçanërisht të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dhe për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve në të gjitha fushat. 

 
a

Na ndiqni në: