Aktivitetet

E premte, 22 shtator 2017

Takim i kryetarit Xhaferi me shefin e misionit të ODIHR në Maqedoni, z-nja Odri Gllover

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot realizoi takim me delegacionin e misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale, të paraprirë nga z-nja Odri Gllover, shef i misionit të ODIHR NË Maqedoni. 

Gjatë takimit bisedohej për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si edhe për rolin e rëndësishëm që misioni mbikëqyrës i OSBE/ODIHR e ka në monitorimin dhe vlerësimin e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor. 

Në takim, bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet janë faktori kryesor në proceset demokratike në vend dhe se, të gjitha palët e përfshira doemos duhet të tregojnë vullnet politik dhe të ndërmarrin përgjegjësi për zhvillimin e tyre të papenguar. 

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR paralajmëruan se do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje procesin parazgjedhor dhe zgjedhor. Bashkërisht u shpreh pajtimi se më 15 tetor doemos duhet të zbatohen zgjedhje të drejta dhe të rregullta dhe se është me rëndësi që të sigurohen të gjitha kushtet deri në fund, që të munden qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e vet.  

Click