Aktivitetet

E mërkurë, 13 qershor 2018

Takim lamtumirës i ambasadorit të Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, z Jacek Multanovski me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. z. Talat Xhaferi   

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, e pranoi në takim lamtumirës ambasadorin e deritanishëm të Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë. z. Jacek Multanovski. 

Në takim, kryetari Xhaferi e përshëndeti përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Polonisë për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë me ç'rast ju falënderua ambasadorit për angazhimin gjatë mandatit të tij, për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve. 

Ai gjithashtu tha se duke e marrë parasysh përkrahjen nga ana e Republikës së Polonisë për Republikën e Maqedonisë dhe rolin e saj të rëndësishëm në rajon, është i kënaqur që Polonia është e inkuadruar në Procesin e Berlinit, veçanërisht për shkak të faktit se samiti i ardhshëm në vitin 2019 do të mbahet në Varshavë. 

Ambasadori Multanovski e konfirmoi përkrahjen e Republikës së Polonisë dhe gatishmërinë e saj ti bartë përvojat në shtetin tonë dhe e shfrytëzoi rastin që në emër të vendit të tij, ta përshëndesë arritjen e marrëveshjes me Republikën e Greqisë, me ç'rast theksoi se kjo është marrëveshje me të cilën u tejkalua kontesti shumëvjeçar dhe me të cilën hapen dyert për anëtarësim në NATO dhe BE. 

Click