Aktivitetet

E premte, 17 nëntor 2017

Takimi i koordinatorëve të partive politike me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z. Greminger

Koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot realizuan takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z. Tomas Greminger, i cili është në vizitë pune dyditore në Maqedoni. 

Në takim ishin prezent: z. Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja, z. Antonijo Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, z. Afrim Gashi nga Lëvizja BESA dhe përfaqësuesi i BDI-së, z. Rexhail Ismaili.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, z. Greminger, në fjalimin e tij hyrës shprehi falënderim për mundësinë për këtë takim, duke dhënë lavdërime për tejkalimin e krizës politike në vend, si dhe mbështetje nga OSBE-ja për reformat e filluara.

Ai i theksoi vërejtjet politike për zgjedhjet lokale të zbatuara paradokohe si të drejta dhe demokratike, por përkujtoi edhe në një varg sfidash të mëdha të cilat do të jenë në periudhën që vjen.

Në takim bashkëbiseduesit këmbyen mendime në lidhje me këto çështje: përforcimi i rolit të parlamentit, funksioni i tij mbikëqyrës, tejkalimi i polarizimit politik përmes dialogut ndërmjet partive, nevoja nga ndryshimet e Rregullores së Kuvendit dhe kodeksi etik për sjelljen e deputetëve si kornizë për kryerjen efikase dhe profesionale të punës.

Të pranishmit u pajtuan se Kuvendi është vendi ku duhet të miratohen vendimet më të rëndësishme dhe më esenciale të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, kurse përforcimi i funksionit mbikëqyrës së parlamentit ta ngrit autoritetin dhe dinjitetin e funksionit deputet.

Në fund të takimit, Sekretari i Përgjithshëm, z. Greminger, u falënderua për diskutimin produktiv, pastaj theksoi se polarizimi politik do të tejkalohet nëse të gjithë i qasen agjendës së bashkuar për reforma të këtij vendi.

Click