Aktivitetet

E martë, 21 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Grupit Parlamentar për Marrëdhënie Interparlamentare me Republikën e Maqedonisë të Kuvendit të Ukrainës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin e Grupit Parlamentar për Marrëdhënie Interparlamentare me Republikën e Maqedonisë të Kuvendit të Ukrainës, të përbërë nga deputetët: z. Andrij Shinkoviç, Mihajllo Kobcev dhe Roman Macolla. 

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur që Delegacioni i Kuvendit të Ukrainës është në vizitë pune në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe shpreson se kjo do të paraqes nxitje për takime dhe kontakte të shpeshta në të ardhmen. Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës nga pavarësia e tyre karakterizohen me frymën e miqësisë, mungesës së çështjeve të hapura apo kontestuese, si dhe bashkëpunimi në një numër të madh sferash me interes të ndërsjellë. 

Në lidhje me bashkëpunimin parlamentar, u theksua se deputetët e të dyja vendeve bashkëpunojnë dhe në mënyrë të ndërsjellë mbështeten në asambletë ndërkombëtare në të cilat anëtarësohen parlamentet e të dyja vendeve, veçanërisht në kornizat e asambleve parlamentare dhe misioneve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.

Të dyja palët u pajtuan se Republika e Maqedonisë dhe Ukraina e ndajnë vendosmërinë e fortë të bëhen pjesë e BE-së dhe NATO-s. Kryetari Xhaferi shprehi falënderim që Ukraina e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt zhvillimit demokratik dhe në aspiratat në strukturat euroatlantike. 

Republika e Maqedonisë është e interesuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe tërheqjen e investimeve ukrainase.

Gjatë takimit u theksua se kjo vizitë pune paraqet mundësi për thellimin e bashkëpunimin në nivel parlamentar, që nga ana e vet do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve si në planin ekonomik dhe arsimor, ashtu edhe në planin kulturor. 

Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës në nivel parlamentar do të vazhdojë të thellohet, si në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral.

Click