Aktivitete

E premte, 9 mars 2018

TAKIMI I NËNËNKRYETARIT MEMEDI ME DREJTORIN E NDI, Z.HENSHOU 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Vesel Memedi realizoi takim me drejtorin e NDI-së në Maqedoni, z. Kris Henshou në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Nënkryetari i Kuvendit, z. Memedi, e falënderoi drejtorin e NDI-së z. Henshou për gjithë mbështetjen që ia jep NDI-ja Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjithë këto vite, përmes projekteve të ndryshme në përbërje të ndryshme të Kuvendit. 

Nenkryetari i Kuvendit, z. Memedi veçanërisht u përqendrua në bashkëpunimin dhe ndihmën e NDI-së në drejtim të krijimit dhe përforcimit të zyrave të deputeteve për kontakt me qytetarët, dhe se ky institucion i rëndësishëm duhet të përforcohet ende më shumë, veçanërisht me akte ligjore dhe nënligjore. Ky institucion duhet ta zë vendin e nevojshëm në raportin deputet-qytetar. 

Drejtori i NDI-së në Maqedoni, z. Henshou ia uroi pozitën e re z. Memedit, si nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast theksoi se është befasuar pozitivisht nga interesi i nënkryetarit për përforcimin e këtij institucioni të rëndësishëm - Zyrat e deputetëve për kontakt me qytetarët, dhe se do të punojnë bashkë që kjo zyrë ta merr vendin e rëndësishëm në legjislativin juridik.  

 
a

Na ndiqni në: