E mërkurë, 13 mars 2019
TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME TEODOR VIOREL MELESKANU, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË RUMANISË
Në kuadër të vizitës së punës në Rumani, me rastin e prezencës në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s në Senatin e Rumanisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i shoqëruar nga kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Rumaninë, z. Panço Minov, realizoi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, z. Teodor Viorel Meleskanu.