Njoftimet

E premte, 18 maj 2018

Debat mbikëqyrës i Komisionit për Kulturë

Komisioni për Kulturë në mbledhjen e 14-të do të mbajë debat publik me temë "Ligji për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativa e ngjashme në kontekst të Konventës së UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore".

Debati mbikëqyrës do të mbahet më 22 maj 2018 (e martë), në ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski" në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rr.  "11 Tetori" 10 Shkup.  

Komisioni për Kulturë fton dëshmitarë nga organe, institucione të ndryshme shtetërore, ndërmarrje publike, institucione shkencore dhe organizata civile që të marrin pjesë në debatin dhe të japin dëshmi dhe përgjigje para anëtarëve të Komisionit.

Në debatin mbikëqyrës janë ftuar të jenë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e Grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pjesëmarrës dhe mysafirë tjerë.

Media juaj është ftuar të jetë e pranishme në debatin dhe ta mbulojë evenimentin. 

Click