Njoftimet

E premte, 21 dhjetor 2018

Debat publik i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 25 dhjetor 2018, në orën 11:00, në Sallën „Boris Trajkovski“ do të mbajë debat publik me temë: Mbështetja gjatë zbatimit të politikave sociale, masave dhe buxhetit për familjet njëprindërore.

Debati publik është në bashkëpunim me Klubin e Deputeteve, ndërsa është me iniciativë të Organizatës Civile për Familjet Njëprindërore „Edna mozhe (Një mundet)“ Shkup.                   

Në mbledhje, krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, janë ftuar: të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, IPN Qendra për Punë Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë, Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, koordinatoret për mundësi të barabarta të ministrive të Republikës së Maqedonisë, kryetarët e komunave, komisionet lokale për mundësi të barabarta, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, profesorët universitarë, ekspertët, Instituti për Studime Gjinore, përfaqësuesit e sektorit të OJQ-së nga kjo sferë, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.

Programi:

Ora 11:00 - 11:20 - Fjalime

  • Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve;
  • Gjylymsere Kasapi, koordinatore e Klubit të Deputeteve;
  • Doroti Paçkova, kryetare e OC „Edna mozhe (Një mundet)“;
  • Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale i Republikës së Maqedonisë


Ora 11:20 - 12:30 - Diskutim dhe konkluzione 

* Paraqitja për prezencë në kem@sobranie.mk

Click