Njoftimet

E premte, 26 janar 2018

Debat publik me temë: Efektet nga zbatimi i Ligjit për lëndë të para minerale në mjedisin jetësor dhe ekonominë

Komisioni për Çështje Ekonomike në Mbledhjen nr. 4 do të mbajë debat publik me temë: Efektet nga zbatimi i Ligjit për lëndë të para minerale në mjedisin jetësor dhe ekonominë. Debati publik do të mbahet më 1 shkurt (e enjte) 2018, me fillim prej orës 12:00, në Sallën „Boris Trajkovski“, në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Çështje Ekonomike i ftoi përfaqësuesit e organizatave të ndryshme, institucioneve, shoqatave dhe asociacioneve, të marrin pjesë në debat dhe t'i japin mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me temën e debatit publik. Media juaj është ftuar të jetë e pranishme pjesë në debat dhe ta mbulojë ngjarjen.

Për informata shtesë, kontaktoni personat zyrtarë: Olivera Trengovska në telefon 02 3182-432 dhe Danço Janevski në telefon: 02 3182-409 apo në e-postë: kekon@sobranie.mk.

Click