Njoftimet

E premte, 20 prill 2018 

Delegacioni i Kuvendit në vizitën studimore të Entit Shtetëror të Revizionit dhe Parlamentit të Republikës së Kroacisë

Kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet, znj. Liljana Kuzmanovska dhe anëtarët e Komisionit: z. Rexhail Ismaili dhe z. Dime Vellkovski prej 23 deri më 26 prill 2018, do të marrin pjesë në vizitën studimore në Zagreb, Republika e Kroacisë. 

Vizita studimore është në kornizat e Tvining Projektit të BE-IPA „Përforcimi i mëtejshëm i kapaciteteve dhe efikasiteti i Entit Shtetëror të Revizionit për kryerjen e revizionit të jashtëm“. 

Në kornizat e njërit ndër komponentët e këtij Projekti, parashihet përforcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi i Entit Shtetëror të Revizionit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që është nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian dhe ka të bëjë me analizën e gjendjes faktike të shqyrtimit të raporteve të revizorit nga ana e Kuvendit, analizën krahasuese të mekanizmave të shqyrtimit të raporteve të revizorit në parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përgatitjen e rekomandimeve për përforcimin e procedurave interne, përkatësisht mekanizmave në Kuvend, në pajtim me praktikat më të mira të BE-së.     

Qëllimi i vizitës studimore është deputetët të njoftohen me bashkëpunimin ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Parlamentit të Republikës së Kroacisë, bashkëpunimin ndërmjet Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë dhe mënyrën e shqyrtimit të raporteve të revizorit.  

Click