Kumtime

E hënë, 21 maj 2018

Deputeti Xhevat Ademi në Konferencën në Bukuresht  

Nga 21 deri më 22 maj 2018 në Bukuresht, Rumani, do të mbahet Konferenca e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF). Xhevat Ademi, Kryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF).

Pjesëmarrësve të këtij Komisioni me fjalime hyrëse tu drejtohet z.  Liviu Dragnea, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Rumanisë; Znj. Viorica Dancila, përfaqësuese e Qeverisë së Rumanisë; Teodor Meleshkanu, ministër i Punëve të Jashtme; znj. Gabriela Firea, kryetare e komunës së Bukureshtit; prof. dr. Sorin Çimpeanu, kryetar i Agjencisë Universitare të Frankofonisë dhe anëtar i seksionit rumun në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë; z.Sergju Nistor, përfaqësues personal i presidentit të Rumanisë për Frankofoni dhe znj. Simona Bukura-Opresku, kryetare e seksionit rumun në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. 

Në këtë konferencë do të debatohet për promovimin e Frankofonisë, përgatitjen e Asamblesë Rajonale të XXXI të Evropës të APF dhe për përcaktimin e temës qendrore që do të mbahet në Andorrë në tetor të vitit 2018, ndjekjen e rezolutave të APF-së të miratuara në Sesionin Vjetor të APF-së në Luksemburg në vitin 2017, Raportet e Komisioneve të APF-së nga Rajoni Evropë dhe çështje të tjera brenda fushëveprimit të kësaj asambleje parlamentare ndërkombëtare.

Pjesëmarrësve të kësaj Konference me shtojca do tu drejtohen znj. Sanda-Maria Ardeleanu, ish-kryetare e seksionit rumun në APF, SH.T. Rana Mokadem, kryetare e Grupit të ambasadave, delegacioneve dhe Institucioneve Frankofone (GADIF); znj. Reni Jotova, drejtore e Byrosë Rajonale të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore (BRECO); z. Iv Karakacanis, drejtor i përgjithshëm i Dacia dhe Grupacionit Renault Roumanie; SH.T. Michel Rami, ambasador i Republikës së Francës në Rumani; z. Mohamed Kheta, Drejtor Rajonal i Agjencisë Universitare për Frankofoni për Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe Znj. Monica Zhimann, kryetare e Rrjetit Frankofonik të Grave Sipërmarrëse.

 
a

Na ndiqni në: