Kumtime

E hënë, 12 mars 2018

Deputetja Shahpaska në Konferencën Ndërkombëtare në Baku

Deputetja Jagoda Shahpaska, anëtare e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: „Roli i parlamentarëve në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve kulturore përgjatë Rrugës së Mëndafshtë“, që në organizim të „Grupit për Mbështetjen e Rrugës së Mëndafshtë“ të AP-së së OSBE-së do të mbahet më 13 dhe 14 mars 2018 në Baku, Republika e Azerbajxhanit.

Kjo është konferenca e parë ndërkombëtare e „Grupit për Mbështetjen e Rrugës së Mëndafshtë“ të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në të cilën anëtarësohen delegacionet parlamentare të 22 vendeve pjesëmarrëse në OSBE dhe e cila ka për qëllim ta mbështesë zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, në bazë të respektimit të plotë të parimeve udhëheqëse të OSBE-së.

Puna e konferencës do të zhvillohet në tri sesione: „Përparimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të dobishëm ekonomik dhe lidhjeve tregtare“, „Lehtësimi i transportit dhe logjistikës“ dhe „Ndërtimi i besimit, shkëmbimi i kulturës dhe promovimi i dialogut“.

Pritet para deputetëve të mbajë fjalim: z. Ogtaj Asadov, kryetar i Parlamentit të Republikës së Azerbajxhanit, z. George Cereteli, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Ivan Brajoviq, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, z. Elmar Mamadjarov, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit, z. Damdin Cogtbaatar, ministër i Punëve të Jashtme i Mongolisë, z. Shanin Mustafajev, ministër i Ekonomisë i Republikës së Azerbajxhanit, z. Abulfas Garajev, ministër i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Azerbajxhanit, si dhe përfaqësues tjetër të lartë të vendeve pjesëmarrëse dhe organizatave ndërkombëtare. 



 
a

Na ndiqni në: