Njoftimet

E martë, 11 korrik 2017

Deputetja Tufegxhiq në Konferencën në Tërst

Në kornizat e Programit të Parlamentit Evropian për liderët e rinj politikë, drejtpërdrejtë para mbajtjes së Samitit për Ballkanin Perëndimor, për herë të parë këtë vit me iniciativë të eurodeputetëve organizohet Konferencë me përfshirjen e dimensionit parlamentar dhe sektorit joqeveritar. Tema e Konferencës për këtë vit është: „Lidhja e të rinjve - lëvizim përpara", kjo do të mbahet më 11 dhe 12 korrik 2017 në Tërst, Itali.  

Konferenca ka për qëllim t'i bashkojë përvojat, mendimet dhe konstatimet konstruktive në këtë çështje esenciale që ngushtë është e lidhur me proceset demokratike, shkallën e zhvillimit të kulturës politike dhe me legjislacionin zgjedhor të vendeve të këtij rajoni. 

Kushtet e nominimit për pjesëmarrje u vendosën në nivel të lartë kompetitiv, përkatësisht është ftuar vetëm një deputet i parlamenteve të vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, që paraqet një nxitje të rëndësishme për përfshirjen e parlamenteve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Duke pasur parasysh temën, kushti i radhës ishte që deputeti i paraqitur të jetë në moshën deri në 40 vjeç (në rastin më të mirë deputeti më i ri) dhe nominimi i parimit „i pari i paraqitur - i pari i shërbyer". 

Duke e pasur parasysh rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë dhe rolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në këtë proces si faktor i rëndësishëm dhe shtytës i tij, Parlamenti Evropian e selektoi znj. Ivana Tufegxhiq, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e cila në tërësi i përmbushi propozicionet për pjesëmarrjen në këtë Konferencë. 

Në Konferencë, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar të shteteve evropiane dhe të vendeve-aspirante, do të debatojnë së bashku edhe me znj. Genoveva Ruiz Kallavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe me z. Fabio Masimo Kastalldo, eurodeputet dhe anëtar i Erazmus+Alumnit, kurse pritet në mbylljen e Konferencës para pjesëmarrësve të mbajë fjalim z. Johanes Han, eurokomisar për politikë të mirë fqinjësore dhe zgjerim.

Click