E martë, 24 prill 2018
Komisioni për Çështje Ekonomike në mbledhjen që i kushtohet energjisë të fituar nga burimet e ripërtërira
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Goran Milevski, kryetar; z. Agim Shaqiri, zëvendëskryetar dhe z. Hari Llokvenec, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike merr pjesë në mbledhjen që i kushtohet energjisë të fituar nga burimet e ripërtërira në organizimin e Bashkësisë Energjetike, që mbahet më 24 prill 2018 (sot) në selinë e Parlamentit Evropian, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
Krahas përfaqësuesve të Kuvendit, në mbledhjen do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkësisë Energjetike, deputetët e Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera evropiane.
Në mbledhjen do të diskutohet për gjendjen momentale me përdorimin e burimeve të ripërtërira të energjisë në vendet anëtare të Bashkësisë Energjetike, si dhe mënyrat për përforcimin e përdorimit të qëndrueshëm të energjisë së ripërtërirë në këto vende.